Abazi: Nëse aeroplani i delegacionit do të kishte 20 kg drogë, çfarë do ishte lajmi botëror, turp!

Aktuale

Abazi: Nëse aeroplani i delegacionit do të kishte 20 kg drogë, çfarë do ishte lajmi botëror, turp!

Nga: N. Sh Më: 18 korrik 2018 Në ora: 15:25
Delegacioni I Kosovës në aeroplanin e Pacollit

Analisti politik, Haki Abazi e ka komentuar delegacionin e Kosovës i cili ka shkuar me aeroplan privat në Bruksel.

Ai thotë se po të kishte 20 kg dorgë në këtë aeroplan çfarë lajmi botërorë do ishte ky, duke e quajtur turp.

Sipas tij, Thaçi ëshë pa legjitimitet në Bruksel, ndërsa është krenar me LDK-në dhe VV-në që nuk e kanë mbështetur Thaçin

“Thaci është pa legjitmitet ne Bruksel- po shkel kushtetuten.

Krenar me LDK dhe VV per parimin e mbajtur dhe per mosmbeshtetien e Thacit. Ne fakt Isa Mustafa dhe Albin Kurti kane filluar të japin shprese qe ka shpetim shteti i Kosoves.

Te shohim keta burravecat nese munden me shku te vendi i betonimit të murit ne Mitrovice. Lehte me u palu ne Bruksel.

A ka skandal më të madh se perfaqesuesit e shtetit me shku me aeroplan privat ne Bruksel. Paramendojeni nese aeroplani do te kishte 20 kg droge, cfare do te ishte lajmi boterore. Turp

Me falni kush është Dardan Gashi, edhe nje here!!!!!”, shkruan Haki Abazi, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat