Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka vlerësuar se rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është hapi i fundit drejt arritjes së këtij qëllimi.
“Rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është hapi i fundit drejt arritjes së këtij qëllimi. E thanë edhe sot të rinjtë tanë se lëvizja e lirë nuk është proces politik, është e drejtë qytetare dhe njerëzore. Prandaj, si institucione dhe shoqëri duhet të punojmë bashkë për arritjen e qëllimeve tona. Mirënjohje të gjithë atyre që punuan që kjo e drejtë të realizohet”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.