Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka komentuar lajmin për përmbushjen e kritereve të liberalizimit të vizave.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qytetarët e Kosovës janë lodhur me izolim.
Postimi i plotë:
Gjithë qytetarët sot e kanë mirëpritur vlerësimin e Komisionit Evropian se Kosova i ka përmbushur gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Ky është një lajm shumë i gëzueshëm, i cili duhet të pasohet me vendimin për liberalizimin e vizave në kohë sa më të shpejt, sepse qytetarët e Kosovës janë lodhur me izolim.
Kosova nuk duhet të ndalet në rrugën e vet të integrimit në BE dhe NATO, sepse është e vetmja alternativë që sjellë zhvillim, mirëqenie dhe siguri për të gjithë.
Urime Kosovë!