Lekaj: Nga sot, fillimi i fundit të izolimit për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Lekaj: Nga sot, fillimi i fundit të izolimit për qytetarët e Kosovës

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 20:46
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se nga sot qytetarët e Kosovës nuk do të jenë më të izoluar. Ai në një status në Facebook ka treguar se angazhimi i pandalshëm i qeverisë ka rezultuar me rekomandimin pozitivë, nga Komisioni Evropian, për heqjen e vizave për qytetarët e vendit.

Ky është postimi i plotë:

Nga sot, fillimi i fundit të izolimit për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Faleminderit kryeministër, Ramush Haradinaj!

Angazhimi i pandalshëm dhe i palodhshëm i juaj dhe i qeverisë që udhëheqni, rezultojë me rekomandimin pozitivë, nga Komisioni Evropian, për heqjen e vizave për qytetarët e vendit.

Ashtu si Komisioni, presim që edhe Këshilli dhe Parlamenti Evropian, si dashamirës të Kosovës, ta thonë të tyren, në kuptimin pozitiv.

Ne jemi popull Evropian dhe si partner të saj, do të kemi të drejtën sikur të gjithë popujt e tjerë të levizim lirshëm dhe të komunikojmë me bashkëqytetarët tjerë të kontinentit.

Urime KOSOVË!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat