Ramiz Lladrovci tregon se kujt ia drejtoi gishtin e mesëm

Aktuale

Ramiz Lladrovci tregon se kujt ia drejtoi gishtin e mesëm

Nga: D.RR Më: 18 korrik 2018 Në ora: 21:36
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë sqarimin e tij për një foto të publikuar ku shihet që ka ngritur gishtin e mesëm dhe duke qeshur.

Sqarimi i Lladrovcit për këtë gjest, është që atë gisht ai ia kishte drejtuar shtetit Serb, duke shkruar "Nuk ka bir nane që mund e ndal Kosovën me ecë përpara!"

Postimi i plotë:

Rron Bucolli nuk ndalet!

Në foto jam me Rron Taulant Bucollin!

Për foton e publikuar, ku Rroni është vetëm, nga fushata e fundit, Adem trimi, axha i tij, është gjobitur, 5.000 euro! Rroni është një djalosh i paparë dhe nuk ndalet.

Në ditën plot diell, jam fotografuar me Rron Taulant Bucollin, në shesh, me porosinë për Serbinë dhe armiqtë e shtetit tonë: Nuk ka bir nane që mund e ndal Kosovën me ecë përpara!

Ndërsa fotoja tjetër tregon se ne jemi demokrat, ne e ngrisim gishtin, edhe kur nuk marrim gjoba!

Manipuluesit e fotove, dihet, janë të mjerë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat