Analisti politik, Haki Abazi, përmes një postimi në facebook, ka komentuar marrjen e rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas tij, liberalizimi hyn në fuqi vetëm pasi opinioni i komisionit evropian miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropës.
“E kane vendose më qu jetën me rrena. Liberalizimi hyn ne fuqi vetëm pasi opinioni i komisionit evropian miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli Evropës. Por rrena me e madhe është se është parë forcim ne zbatimin e ligjit kundër krimit dhe korrupsionit. Po përmend pa hamendje: Xhabir Zharku, Klani Pronto, Ramadan Muja, 53 Milion Bechtel Enca, milionat e Petrit Selimit me British Council, Qindra mija Hektaret e Thaci&co, Besim Beqaj me& per privatizmin e distribucionit, vrasjet e patrioteve para dhe pas luftës....”, ka shkruar Abazi, përcjellë “Bota sot”.