Historiani turk tronditë Serbët dhe Turqit: Shqiptarët janë ilirë autokton, nuk janë as grekë as sllavë

Aktuale

Historiani turk tronditë Serbët dhe Turqit: Shqiptarët janë ilirë autokton, nuk janë as grekë as sllavë

Nga: D.RR Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:08
Skënderbeu

Një historian i njohur turk, në një intervistë për televizionet turke, ka thënë se Shqiptarët janë ballkanas, janë ilirë autokton dhe nuk janë grekë e as sllavë.

Ai thotë se faturat për humbjen e osmanëve në atë kohë, i paguanin shqiptarët, përkundër rezistencës së madhe të këtyre të fundit.

Gazetari: Kush janë shqiptarët? Cila është historia e tyre? Nga e kanë prejardhjen?

Historiani turk : Shqiptarët janë ballkanas, janë ilirë autokton. S’janë as grekë e as sllavë. Gjatë luftës turko-ruse, pati shumë reaksione negative në Ballkan. Shqiptarët patën shumë goditje pasi ishin në kufi me sllavët. Rusët ishin në krahun e Serbëve. Për fatin e keq, osmanët nuk fituan asnjë luftë me rusët. Për këto humbje të osmanëve, faturën e paguanin shqiptarët. Ata ishin populli që frenonte sllavët dhe filluan të humbisnin toka. Ushtria ruse kishte ardhur deri në Yeshilkoi afër Stambollit, e pastaj erdhën anglezët në ndihmë pasi nuk donin që rusët ta merrnin Stambollin. Në konferencën e Berlinit pasi osmanët humbën luftën, shumë toka iu dhanë Serbisë. Tokat që dhuruam ishin toka shqiptare, si: Presheva, Nishi, Vranje e shumë tjera. Kjo gjë nuk iu pëlqeu shqiptarëve dhe bënë rezistencën përmes “Lidhjes së Prizrenit”. Pas konferencës së Berlinit, osmanët e panë të panevojshme “Lidhjen e Prizrenit”. Për këtë arsye dërguan Dervish Pashain ta shtypte këtë kryengritje. Ai përdori forcë dhe dhunë dhe e mbylli lidhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat