Këto gjashtë vende të BE-së mund të jenë pengesë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Këto gjashtë vende të BE-së mund të jenë pengesë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Gjashtë vende të Bashkimit Evropian mund të jenë pengesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kështu të paktën shkruan media ruse “Sputnik”, duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel.

Sipas këtyre burimeve, Spanja, Greqia, Gjermania, Franca, Holanda dhe Danimarka po e konsiderojnë si shumë të hershëm vendimin për t’i dhënë Kosovës lëvizjen e lirë pa viza.

Këto vende sipas këtyre burimeve do të paraqesin qëndrimet e veta edhe në Këshillin e Evropës.

Mirëpo, këto pretendime të “Sputnik” bien komplet ndesh me rekomandimin e djeshëm të Komisionit Evropian, në të cilin qartësohet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Madje nga Komisioni Evropian dje është bërë thirrje që pas këtij rekomandimi, të ecet përpara për t’i siguruar Kosovës lëvizjen e lirë në zonën Schengen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat