Alarmante: Mbi 5 mijë shtetas të Kosovës çdo vit lënë shtetësinë

Aktuale

Alarmante: Mbi 5 mijë shtetas të Kosovës çdo vit lënë shtetësinë

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Nga viti 2009 mbi 40 mijë Kosovar kanë hequr dorë nga shtetësia.

Mbi dyzetmijë shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia që nga viti 2009 e këndej, bëjnë te ditur zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave të katër vjetëve të fundit, mesatarisht në vit nga nënshtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5 mijë qytetarë.

Në vitin 2014 nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë 5 mijë e 158 persona, kurse më 2016, ky numër ka shënuar rritje në 5 mije e 871 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat