Haradinaj tregon nëse Thaçi e Veseli po i marrin meritat për vizat

Aktuale

Haradinaj tregon nëse Thaçi e Veseli po i marrin meritat për vizat

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 21:28
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dalja në konferencë e liderëve të vendit pas kthimit nga Brukseli, ka qenë me qëllim të respektimit të mediave vendore dhe popullit të Kosovës, pasi siç tha ai, jo të gjithë kanë pasur mundësi ta ndjekin agjendën ditore në Bruksel.

“Është respekt kur kthehen udhëheqësit e institucioneve prej një teme si ajo e liberalizimit të vizave, për të respektuar audiencën vendore dhe popullin me ju tregua se çka ndodhi në Bruksel”.

Ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjinin ka thënë se një gjë e tillë nuk ka pasur të bëjë me marrjen e meritave për rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave.

“Nuk injorohet fakti se dje udhëheqësit e institucioneve janë kthyer nga një kryeqytet që ne pretendojmë të anëtarësohemi. Kur vjen në Prishtinë ose shkon në shtëpi, ose iu drejtohesh mediave”.

Haradinaj tha se liderët e institucioneve respektuan publikun duke iu treguar çfarë ndodhi në Bruksel.

“Jo të gjithë kanë mundur të vijnë në Bruksel, jo të gjithë qytetarët kanë mundur të ndjekin agjendën ditore. Ajo është një respekt për publikun nga ana e atyre që kanë qenë në Bruksel”, tha ai.

Ai tha se po të udhëtonte edhe opozita bashkë me ta në Bruksel edhe ata do të jepnin lajmin për vizat.

“Po të ishte edhe opozita me ne, edhe ata do të ishin bashkë me ne (në konferencën për shtyp)”, deklaroi tutje kryeministri Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat