Delawie: Nëse opozita s’i ka 61 vota, kot flet për zgjedhje të reja

Aktuale

Delawie: Nëse opozita s’i ka 61 vota, kot flet për zgjedhje të reja

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 21:55
Greg Delawie

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se nuk është punë e tij për të vlerësuar punën e një qeverie.

Por, ka folur për kundërshtimet e opozitës ndaj Qeverisë Haradinaj dhe kërkesës së tyre për zgjedhje të reja.

Delawie ka thënë se nëse s’i kanë 61 vota për ta rrëzuar qeverinë, “të folurit për zgjedhje të reja është kohe”.

“E shterr energjinë politike që do të mund të përdorej për të bërë ndryshime pozitive. Mendoj se udhëheqja dhe suksesi vijnë duke punuar për ndryshime pozitive dhe përderisa nuk janë 61 vota për ta rrëzuar qeverinë, do të dëshiroja që njerëzit të përqendrohen se çka mund të bëjnë për ta bërë Kosovën vend më të mirë për të gjithë njerëzit”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat