Ahmeti komenton deklaratën e Delawies për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Ahmeti komenton deklaratën e Delawies për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 22:11
Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Shpend Ahmeti njëherësh Kryetar i Komunës së Prishtinës ka komentuar deklaratën e Ambasadorit të SHBA-ve, Greg Delawie, i cili ka folur në një emision televiziv për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ahmeti ka thënë se  Delawie ka dhënë një ndryshim fundamental me qëndrimin e tij. Sipas tij, ambasadori ka thënë se çdo gjë në dialog është e diskutueshme, pra edhe ndarja edhe shkëmbimi edhe çdo opsion tjetër. 

“Kosova po hyn në fazë të rrezikshme dhe tash më shumë se kurrë nevojitet ndërhyrja e Kuvendit dhe udhëheqja e dialogut nga Kuvendi”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Sipas Ambasadorit Delawie (Rubikon) çdo gjë në dialog është e diskutueshme, pra edhe ndarja edhe shkëmbimi edhe çdo opsion tjetër. Ky është ndryshim fundamental i qëndrimit amerikan.

Kosova po hyn në fazë të rrezikshme dhe tash më shumë se kurrë nevojitet ndërhyrja e Kuvendit dhe udhëheqja e dialogut nga Kuvendi.

Thirrje posaqërisht subjekteve opozitare të largohen nga inatet dhe të bashkohen për ta kontrolluar këtë proces. Në qoftë se të tjerët nuk kane vija të kuqe, ne duhet ti caktojmë ato, si për ekipin ashtu edhe për platformen dhe dialogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat