Haradinaj flet për deklaratën e ambasadorit amerikan: Ndarja është luftë

Aktuale

Haradinaj flet për deklaratën e ambasadorit amerikan: Ndarja është luftë

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 12:40
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se ndarja e Kosovës është luftë dhe sipas tij deklarata e ambasadorit amerikan, Greg Delawie është interpretuar gabim nga mediat.

Këto komente kreu i ekzektuvit i bëri gjatë vizitës që i bëri komunës së Lipjanit, me ç'rast u takua edhe me të parin e komunës, Imri Ahmeti .

Haradinaj: Ndarja është luftë

 "Çka thotë dikush është diçka tjetër, nuk mund ta ndal askush, unë e kam përsëritur dhe e përsërisë ndarja është luftë, unë e di që askush nuk do luftë në Ballkan", u shpreh ai.

Sipas tij deklarata e ambasadorit amerikan Greg Delawie është keqinterpretuar, pasi sipas tij ambasadori i SHBA-ve ka thënë se mund të flitet, por nuk ka thënë se ndarja e Kosovës është temë në dialogun në Bruksel.

 Haradinaj: Deklarata e ambasadorit amerikan është interpretuar gabim

"Mendoj që është interpretim i gabuar nga mediat deklarata e ambasadorit nga mediat, nga ne në Kosovë unë e di qëndrimin amerikan. Qëndrimi i parë pra pozita e parë e amerikanëve është që ata nuk imponohen në zgjidhje, por vetëm nëse palët dakordohen. Mundësia e foljes për një temë është diçka tjetër dhe opsion i ndarjes është diçka tjetër. Pra askush nuk mund ta ndal dikën me fol, pra ambasadori ka thënë mund të flitet por nuk ka thënë që është temë edhe amerikanët nuk kanë vija të kuqe por amerikanët na kanë njohur pavarësinë e Kosovës me këtë Kushtetutë, me Këtë territor jemi sovran", u shpreh Haradinaj.

Ndryshe, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie në një intervistë për media nuk e ka mohuar mundësinë e diskutimit për territore në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat