Lutfi Haziri i reagon kryeministrit për Preshevën: Frikacakët po e udhëheqin Kosovën

Aktuale

Lutfi Haziri i reagon kryeministrit për Preshevën: Frikacakët po e udhëheqin Kosovën

Nga: D.RR Më: 20 korrik 2018 Në ora: 15:08
Lutfi Haziri

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, një një intervistë e ka quajtuar shakaxhi Lutfi Hazirin, i cili sipas Haradianjt, Haziri po tenton ta shftytëzoj Luginën e Preshevës për të fituar vota. 

Ndërsa Haziri i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ka ardh koha që çështja e Luginës të zgjidhet por, sipas tij, vendin është duke e udhëhequr koalicioni i frikacakëve dhe "vendimeve të mëdha".

 

Postimi i plotë i Hazirit:

Në vend të reagimit per kryeministrin Haradinaj

Kam besu që proceset e rënda politike nuk i përkthen në hajgare, sikur që kam besu që janë përgjegjësi e madhe dhe duhet unitet e koncensus i gjerë politik. Lindja e Kosovës dhe komunat e saj që mbetën "brenda" Serbisë, kërkojnë zgjidhje politike.

Ka katër vite qe ju kam paralajmëruar për këtë dhe kam paraqitur opsion të përgjeshëm politik. Ish kryeministri Thaçi e quajti të rrezikshëm atëherë. Tash ju po e quani hajgare e punë votash.

Për ju ështe edhe e rrezikshme, edhe hajgare, e edhe punë votash. Por, për mua është vetëm borxh politik dhe padrejtësi historike mos me e zgjidhë këtë proces. Koha ka ardhë.

Por, fatkeqësisht, ‘koalicioni i vendimeve të mëdha’ dhe frikacakëve po udhëheq. Nëse është kështu puna e hajgarexhive!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat