Veseli bisedon me Tanja Fajon për hapat e mëtutjeshëm për heqjen e vizave

Aktuale

Veseli bisedon me Tanja Fajon për hapat e mëtutjeshëm për heqjen e vizave

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 17:52
Kadri Veseli dhe Tanja Fajon

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka zhvilluar një bisedë telefonike me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij në Facebook thekson se me eurodeputeten Fajon kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm deri në vendimin final për heqjen e vizave.

“Në një bisedë telefonike, falënderova eurodeputeten Tanja Fajon për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Me Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian folëm për hapat e mëtutjeshëm drejt vendimit final për heqjen e vizave. Presim që deri në fund të muajit gusht, Komisioni LIBE ta miratojë rekomandimin për vizat, për ta proceduar menjëherë në Parlamentin Europian, në mënyrë që deri në fund të vitit qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen”, ka shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat