Prokuroria do dënimin e ministrit Lluka për veprën penale të konfliktit të interesit

Aktuale

Prokuroria do dënimin e ministrit Lluka për veprën penale të konfliktit të interesit

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 21:43
Valdrin Lluka

Ishte hera e parë që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, që u krijuan kushtet për t’u mbajtur seanca në gjykimin ndaj Valdrin Llukës dhe Eljana Nakës dhe kryetari i trupit gjykues, Hamdi Ibrahimi, nuk ka lejuar që t’i ikë kjo mundësi.

Në më pak se tri orë, është kaluar nga leximi i aktakuzës deri te fjalët përfundimtare.

Gjatë marrjes në pyetje, dy të akuzuarit kanë mohuar të kenë përfituar diçka nga subvencionimi i OJQ-së “Jakova Innovation Center”, nga MTI-ja. Por, prokurori Arian Gashi, ka kërkuar që tani ministri Lluka dhe ish-sekretarja e Eljana Naka, të dënohen për veprën penale të konfliktit të interesit.

Megjithatë, me një kërkesë të tillë nuk është pajtuar mbrojtja që ka kërkuar lirimin e të akuzuarve.

Prokuroria akuzon ministrin Lluka se kishte bërë kërkesën për zotimin e mjeteve për OJQ-në “Jakova Innovation Center”, ndërsa Eljana Nakën, për vendimin për ndarjen e 20 mijë eurove nga kategoria e subvencioneve për këtë OJQ.

Lluka, që në atë kohë ishte kryeshef i Agjencisë për Promovimin e Investimeve, dhe sekretarja Naka, ishin angazhuar në këtë OJQ-së me një vendim të ish-Ministres Mimoza Kusari Lila, njëri si themelues, e tjetra si kryetare e bordit të saj.

Vendimi i trupit gjykues do të shpallet të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat