Pacolli paralajmëron masa reciprociteti me Serbinë për vizita shtetërore

Aktuale

Pacolli paralajmëron masa reciprociteti me Serbinë për vizita shtetërore

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 12:48
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar se i është ndaluar hyrja në Serbi pas ftesës së Kryetarit të Këshillit të Sanxhakut për të vizituar këtë rajon nga një zyrtar i Shtetit të Kosovës.

Pacolli ka thënë se refuzimi i palës serbe është me shkrim meqë nuk dëshirojnë të lejojnë të hyjë në Serbi si Zëvendëskryeministër i Republikës.

“Edhe ne kemi bashkokmbas në Serbi. Do të ishte e drejtë që këto masa të vihen si reciprociteti me Serbinë” ka paralajmëruar Pacolli për mediat vendore.

Ai ka thënë nuk do të shkojë në Sanxhak në asnjë cilësi tjetër përpos asaj që ka – njeriut të dytë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, burime diplomatike kanë treguar se refuzimi i Serbisë ka ardhur pikërisht për shkak se ftesa për Pacollin kishte ardhur në cilësinë e Zëvendëskryeministrit të Parë të Republikës së Kosovës.

Në këtë formë, zyra ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë përmes BE’së ka dërguar refuzimin e ftesës që Pacollit të mos vizitojë Sanxhakun.

Refuzimi i hyrjes se Pacollit në Serbia ka ndodhur pavarësisht Marrëveshjes së Brukselit e vitit 2011, e cila obligon edhe Kosovës të lejojnë qarkullimin e lirë të njerëzve në të dy vendet.

Kosova ka aprovuar shumicën e kërkesave të liderëve të Serbisë kur ata kanë vizituar Kosovën si zyrtarë të Republikës së Serbisë. Madje, policia kosovare ka trajtuar Alekdander Vucic e presidentë tjerë serbë si udhëheqës të Serbisë.

Ende nuk ka një reagim të Brukselit për këtë refuzim derisa Zyra e Mogherinit reagon sa herë që Kosova ndalon zyrtarët serbë të hyjnë në territorin kosovar.

Pacolli mori ftesën Këshillit të Sanxhakut, Sulejman Uglanin,  i cili e ka ftuar Pacollin për një vizitë dyditore për takim me boshnjakët e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat