Zëvendësministri i punëve të jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, në një vizitë të tij në Itali është takuar me kryetarin e Barit dhe njëherit kryetar i asociacionit të 8000 komunave të Italisë, shkruan "Bota sot". Në takim më të, Dedaj ia ka dhuruar një zile Antontio De Caros, si një veprim simbolik.
Arsyen pse e ka bërë një gjë të tillë, e ka sqaruar vetë Dedaj, i cili thotë se ajo zile vlen për politikën italiane dhe atë evopiane, që të zgjohen e ta rikthejnë vëmendjen te Kosova dhe populli shqiptarë.
Lexojeni postimin e plotë të Dedajt:
Nje zile me shkas ne Itali !
Me rastin e vizites ne Bari te Italise, z.Antonio De Caro, kryetar i Barit dhe i Asociacionit te 8000 komunave te Italise, ia dhurova nje zile dhe i thashe; kjo zile vlene per politiken italiane dhe ate evropiane, qe te zgjoheni dhe ta riktheni vemendjen te Kosova dhe populli shqiptare, i cili eshte ne udhekryq te intersave turko arabo serbo ruse dhe vendet e BE duhet te jene me fuqishem prezent ne Kosove, qe te mos e "merre dreqi ate pjese te Europes"....!