"LDK-ja e ka kuptuar se kush është PDK, cila është fytyra e pafytyrë e PDK-së"

Aktuale

"LDK-ja e ka kuptuar se kush është PDK, cila është fytyra e pafytyrë e PDK-së"

Nga: H.O. Më: 23 korrik 2018 Në ora: 08:50
Kadri Veseli dhe Isa Mustafa

Profesori, doktori dhe publicisti Binak Maxharraj në një postim të tij në Facebook ka komentuar ftesën e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli drejtuar partive politike lidhur me dialogun me Serbinë.

Këtë ftesë e kanë refuzuar LDK-ja dhe Vetëvendosja. Sipas tij, Vetëvendosja e ka kuptuar herët se kush është PDK-ja dhe asnjëherë nuk do të hyjë në dallavere me të.

Maxharraj shkruan se tash edhe LDK-ja e ka kuptuar se kush është PDK, cila është fytyra e pafytyrë e PDK-së.

Postimi i plotë:

MREKULLIA E LDK.

LDK dhe LVV e refuyzuan ftesën e Kryeparlametarit Kadri Veseli për te biseduar ne lidhje me dialogun me Serbinë, sepse PDK i ka ardhë voja te bydha, por spo mund e banë pa ndihmë.

Pra, LVV shumë më heret e ka marrë vesh së kush është PDK kurr nuk i ka ba lajka e as qe ka deshte te hynë me asnjë çmim ne dallavert e PDK.

Por ështe tepër e mrekullueshme qe me ne fund edhe LDK pas shumë vitësh rrokatjesh me PDK përmes ndërskamcave midis veti e mori vesh, e kuptoi, u bind se kush është PDK, cila është fytyra e pa fytyrë e PDK-së.

Është detyrë e LDK-së pasiqe disi e ka marrë vehtën, që për hirë te elektoratit dhe anëtarisë se saj te qendroi larg shume larg nga PDK, sepse vetem kështu mund te jete vertet parti e vlerave./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat