Partitë opozitare nuk i shkojnë Veselit në takim, ky është i sigurt se do ketë unitet

Aktuale

Partitë opozitare nuk i shkojnë Veselit në takim, ky është i sigurt se do ketë unitet

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:43
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Vetëm partitë, pjesë e koalicionit qeverisës kanë marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, për të arritur një konsensus për dialogun me Serbinë.

Ndërsa, partitë opozitare e kanë bojkotuar këtë takim.

Pas takimit që është mbajtur mes partive pjesë e koalicionit qeverisës, kreu i Kuvendit Kadri Veseli, ka thënë se formati i këtij takimi që është thirrur ka qenë më tepër kërkesë e opozitës.

Veseli: Kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e pozitës

“Në takimin e sotëm dua t’iu njoftoj kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e pozitës, do të thotë kanë qenë liderët politik të koalicionit qeveritar, kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe përfaqësuesi i 6+. Më lejoni të theksoj edhe një fakt, i cili është mirë të dihet për publikun, kërkesa e sotshme për takim ka qenë me tepër kërkesë e opozitës, formati i këtij takimi, kërkesë e opozitës e cila iu është bërë qoftë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, qoftë ambasadorëve të ShBA-ve”, tha Veseli.

Kreu i Kuvendit ka thënë se nuk është privilegj të ulesh në një tavolinë me Serbinë, por është sakrificë politike, por që përfundimi i sherrit me Serbinë sipas tij është përgjegjësi e të gjithëve, përfshi këtu edhe opozitën.

Veseli: Përfundimi final i sherreve me Serbinë është përgjegjësi e të gjithëve

“Nevoja e reflektimit, nevoja e akomodimit të një qëndrimi politik për pro dialogut, qoftë për konsensus të brendshëm politik, qoftë për populizëm është legjitime e opozitës. Ua them këtë, me Serbinë të ulesh sot nuk është privilegj, është sakrificë politike, në të njëjtën kohë është edhe përgjegjësi. Por, përfundimi final i sherreve me Serbinë për hir të fëmijëve tanë, për hir të sakrificës për ta ruajtur këtë që e kemi arritur deri tani, në të njëjtën kohë për ta ruajtur partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, agjendën tonë euroatlantike është edhe obligim dhe përgjegjësi e të gjithë spektrit politik të institucioneve, po ashtu edhe opozitës. Mesazhi sot të cilin do të duhej ta dërgonim ka qenë mesazhi i unitetit dhe qëndrimit konsistent se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, se sovraniteti jonë është i pacenueshëm për aq sa edhe respektimi i kushtetutës”, tha Veseli.

Ndonëse në takim nuk morën pjesë asnjë nga partitë opozitare, Veseli tha se një pjesë e opozitës tashmë ka pranuar që të marrë pjesë në dialog, por duke mos e saktësuar se për kë bëhet fjalë.

Mospjesëmarrjen e opozitës në këtë takim kreu i Kuvendit tha se po e bëjnë për populizëm.

Veseli: Një pjesë e opozitës ka pranuar që të marrë pjesë në dialog

“Unë flas me shumë përgjegjësi, një pjesë e opozitës ka pranuar që të marrë pjesë në dialog dhe kjo është një vendimmarrje që tani më ka ndodhur. Nevoja e akomodimit dhe e qëndrimit politik, ose ndoshta mungesa e lidershipit ka krijuar një situatë në të cilën ende nuk kemi pjesëmarrje direkte. Sido që të jetë unë jam shumë i sigurt se do të kemi, është shumë me rëndësi për publikun do të kemi një unitet të plotë në këtë proces. Por, ajo që dua të theksoi, shumë në mënyrë të drejtpërdrejtë populizmi nga i cili ka përfituar në zgjidhjet e kaluara Vetëvendosja, goxha shumë është dëshirë e krejt partive dhe në emër të patriotizmit do të krijohet një populizëm vetëm për qëllim përfitimi. Por, si qëndrim me këta partnerë, të cilët bisedojmë është se do të marrim pjesë në procesin e dialogut, edhe qëllimi i takimit kjo ka qenë, të krijojmë vijat mbi baz ën e të cilave ne mund të dialogojmë me Serbinë, për arsye se ju e dini edhe dokumentin që e kam dorëzuar ka një përmbajtje shumë të qartë. Edhe një herë, shteti i Kosovës është i shenjtë, sovraniteti është i pacenuar, për aq edhe Kushtetuta”, tha ai.

Veseli tha se si pozitë nuk do të lëvizin nga qëndrimi i tyre pavarësisht opozitës.

Ndryshe dje LDK kishte bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takimine ftuar nga Veseli.

Sekretari i kësaj partie Ismet Beqiri ka thënë se tashmë dihet qëndrimi i LDK-së dhe se ka përjashtuar mundësinë që LDK-ja do të përfshihet në ekipin negociator.

Veseli mban takim vetëm me pozitën, opozita e bojkoton

Asnjë nga partitë opozitare nuk ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës për të arritur një konsensus për dialogun me shtetin serb.

Pas takimit që është mbajtur mes partive pjesë e koalicionit qeverisës, kreu i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se takimi është zhvilluar vetëm nga partnerët e koalicionit qeverisës.

 "Sot ne patëm një takim që ka të bëjë me arritjen e konsensusit në procesin e ardhshëm që e prerk Kosovën dialogun. Takimin e sotëm kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e pozitës, kanë qenë prezent vetëm partnerët e koalicionit qeverisës", tha ai.

 Veseli tha se nuk është privilegj të ulesh në një tavolinë me Serbinë, por është sakrificë politike.

"Nevoja e reflektimi, nevoja e akumulimit të një qëndrimi politik qoftë për populizëm është legjitime e opozitës. Me Serbinë të ulesh sot nuk është privilegj, është sakrificë në të njëjtën kohë përgjegjësi. Arritja e paqes për fëmijët është përgjegjësi e të gjithëve. Mesazhi që sot do të duhej ta përçonim do të ishte konsensusi i të gjithëve", tha Veseli.

"Unë flas me shumë përgjegjësi, një pjesë e opozitës ka pranuar të marrë pjesë në dialog. Jam shumë i sigurt që do të kemi një unitet të plotë në këtë proces. Populizmi nga i cili ka fituar në zgjedhje vv është dëshirë e të gjitha partive. Si qëndrim me partitë që kanë marrë pjesë është se do të marrim pjesë në procesin e dialogut, do të caktojmë vijat. Territori dhe integriteti i Kosovës është i pacenuar", tha ai.

Dështon takimi i thirrur nga Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thirrur në takim sot të gjithë liderët e partive politike, për të diskutuar rreth çështjes së dialogut me Serbinë

Ndonëse ky takim ishte thirrur për orën 10:00, mësohet se ftesës së Veselit nuk i janë përgjigjur pjesa dërrmuese e liderëve, rrjedhimisht ky takim ka dështuar të mbahet.

Me këtë rast, në orën 10:30 kryekuvendari Veseli do të mbajë një konferencë për media

Ndërkohë, spektri politik në Kosovë po vazhdon të jetë i përçarë sa i përket dialogut.
Opozita në vazhdimësi po e kundërshton fazën finale të negociatave në formën si ka nisur.

Përfaqësuesit e opozitës nuk po e pranojnë në asnjë rrethanë presidentin Hashim Thaçi për kryemegociator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat