Hoxha: Në Këshillin e Ministrave mund të kemi pengesa për vizat

Aktuale

Hoxha: Në Këshillin e Ministrave mund të kemi pengesa për vizat

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 14:47
Foto nga mbledhja e Komisionit

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka deklaruar se pas rekomandimit pozitiv për liberalizim të vizave për Kosovën, në hapat tutje vendi mund të ketë sfida në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian, pas debatit të fundit në BE lidhur me emigracionin.

Këto komente Hoxha i bëri gjatë raportimit të saj para Komisionit për Integrime Evropiane ku ka raportuar lidhur me Marrëveshjen Financiare për fondet e IPA 2017, pjesën ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Hoxha duke e konsideruar si lajm të mirë rekomandimin e Këshillit Evropian  për vizat u shpreh se hapi i radhës për të siguruar lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës është takimi me Komisionin për liri dhe të drejtat e qytetarëve i cili do të mbahet më 29 gusht.

Hoxha: Më 29 gusht do të takohemi me Komisionin LIBE

 “Ka qenë një gjuhë shumë e qartë pa dykuptimësi me të vërtet ka qenë një lajm shumë i mirë dhe besoj që ka qenë një lajm i vonuar me të vërtet por kjo është vetëm hapi i parë, pra lajmi apo rekomandimi nga komisioneri evropian Avramopoulos është vetëm ai motori që i vë në lëvizje të gjitha institucionet e Bashkimit Evropian për veprimet dhe vendimet që vijnë pastaj..Hapi tjetër është në Komisionin LIBE, Komisioni për Liri dhe të Drejta të Qytetarëve që vepron në kuadër të parlamentit evropian dhe takimi është i paraparë që të mbahet më 29 gusht. Këtu është kryesuese Tania Fajon, pra raportuesja për viza, në bisedë me të por gjithashtu edhe me anëtarët eurodeputet të Komisionit LIBE ne kemi arritur dhe kemi konsensus që kjo të kaloj” ,u shpreh Hoxha.

Duke i shpjeguar veprimet tjera që do i ndërmarrin si Qeveri për vizat, ajo u shpreh se Kosova mund të ketë pengesa në Këshillin e Ministrave të BE-së, pasi që ata janë më konservativ.

Hoxha: Sfidë do kemi në Këshillin e Ministrave

 “I gjithë ky proces duhet të përfundohet me negocimin dhe miratimin e traktatit i cili do të nënshkruhet pastaj në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duhet të publikohet dhe në gazetën zyrtare dhe pastaj hynë në fuqi. Sa i përket vështirësive edhe unë pajtohemi që ndoshta sfidat do t’i kemi në Këshillin e Ministrave“, ka thënë Hoxha para Komisionit për Integrime Evropiane.

E para e integrimeve evropiane në vend tha se Bashkimit Evropian nuk do vendos kushte shtesë për Kosovës me qëllim që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm drejt vende të BE-së, dhe se dialogun me Serbinë nuk e sheh pengesë për vizat.

Hoxha: Nuk ka kritere shtesë për liberalizim të vizave

 “Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, pra nuk ka kritere shtesë. Ndërsa sa i përket çështjes së dialogut gjithashtu unë nuk e shoh këtë çështje të ndërlidhur, dialogu nuk do të thotë apo liberalizimi i vizave nuk do të thotë konsensione të reja për dialogun. Bile në mënyrën se si e shoh unë procesi i liberalizimit të vizave pra i përmendet afat kohore që janë duke filluar prej 29 gushtit, shtator, tetor ne betejën më të madhe do ta kemi shtator dhe tetor kur dialogu do të jetë ende në një fzë fillestare por nuk do të mund ta ndërlidhim edhe nëse dëshirojmë...23;29 pra në asnjë mënyrë procesi i liberlazimit të vizave nuk është i ndërlidhur me dialogun, nuk është i ndërlidhur me MSA-në, nuk është i ndërlidhur me statusin e kandidatit”, ka thënë ajo.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, gjatë raportimit para Komisionit për Integrime Evropiane u shpreh se fondet që dalin nga Marrëveshja Financiare për fondet e IPA 2017, rrezikojnë të tërhiqen nga Bashkimi Evropian nëse kjo marrëveshje nuk ratifikohet në Kuvendin e Kosovës deri më 31 dhjetor.

Fondet që dalin nga kjo marrëveshja kapin shifrën 48 milionë euro dhe janë paraparë të shpenzohen për 11 projekte.

Në këtë mbledhje Komisioni i  Integrimeve Evropiane me votat unanime si pakos i ka dërguar për shqyrtim në Kuvend  projektligjin për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë, për veprimtari hidrometereoligjike, për kompleksin memorial “Adem Jasharit, projektligjit për ndërmarrje sociale me amendamentet e komisionit funksional, plotësim ndryshimi i ligjit për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat