Thaçi kërkon unitet të spektrit politik për dialogun

Aktuale

Thaçi kërkon unitet të spektrit politik për dialogun

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 11:25
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një konference për media ka thënë se vendimi i GJND-së më 22 korrik 2010 është ngjarja më e madhe që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Thaçi shtoi se ky vendim konfirmoi përputhshmërinë e legjitimitetit të kërkesës së qytetarëve.

Sipas tij me këtë u bë legale pavarësia e Kosovës.

Kreu i vendit shtoi se ky vendim i hapi rrugë edhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Thaçi tha se normalizimi mes dy vendeve do të bëhet përmes njohjës së dyanshme. 

Kreu i shtetit ka kërkuar nga Kuvendi dhe Qeveria të kenë rolin e tyre vendimtare në procesin e dialogut.

Thaçi kërkoi unitet të spektrit politik në këtë proces të rëndësishëm për vendin.

Presidenti Thaçi në konferencë (Drejtpërdrejt)

Presidenti Hashim Thaçi mban konferencë për media.

Konferenca është e paraparë që të fillojë në orën 11:30. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat