VV-ja do t'i bashkohet ekipit negociator, por ja çka do të kërkojë prej Thaçit

Aktuale

VV-ja do t'i bashkohet ekipit negociator, por ja çka do të kërkojë prej Thaçit

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 25 korrik 2018 Në ora: 11:09
Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

Ish – kandidati i pavarur për president të Kosovës, Seremb Gjergji, thotë se, partitë politike në Kosovë nuk kanë unitet, qëndrim dhe as fuqi të qartë për interesat nacionale.

Ai thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe, Lëvizja Vetëvendosje do të i bashkohen ekipit negociator me Serbinë, por kjo e fundit kërkon të udhëheq me bisedimet.

Image
Seremb Gjergji

Sa i përket Partisë Socialdemokrate, Gjergji thotë se, ka ndërruar tri qëndrime në tre muajt e fundit, por sipas tij, kjo parti, pra PSD-ja ka politikën kërcënuese që është më e rrezikshme sesa qëndrimet e VV-së.

“Partitë politike të Kosovës nuk kanë unitet për asgjë. Asnjëra nuk ka gjetur fuqinë që të jetë unike dhe e qartë në qëndrimet e interesave nacionale. Po ashtu, nuk ka një qëndrim unik as për shkarkimin e Presidentit”, shprehet Gjergji për gazetën “Bota sot”.

“LDK-ja dhe VV do t'i bashkohen ekipit negociator. LDK pa asnjë vendim të fuqishëm, ndërsa VV kërkon ose udhëheqësin, ose zv-udhëheqësin e bisedimeve. Anash do të mbetët vetëm PSD-e cila në tre muaj e fundit ka kaluar në tri krahë të ndryshme, pa gjetur vijën se ku do të qëndroj. Andaj, PSD-ja ka vetëm një politikë kërcënuese, që është më e rrezikshme se qëndrimet e deri-tashme të VV-së”, potencon ai.

Ai thekson se, Nisma tash iu bashkua ekipit negociator, kurse LDK-ja nuk dëshiron të ndahet nga tuba.

“NISMA, me shkuarjen e z. Limaj në Bruksel ka treguar që tashmë është pjesë e ekipit. Pra, edhe LDK nuk dëshiron të ndahet nga tuba. Në kohën e Presidentit Rugova, LDK-ja ka qenë iniciatore e zhvillimeve dhe synimeve strategjike. Tash ka mbetur vetëm ndjekëse, që te mos humbet totalisht}”, pohon ai.

Gjergji tregon edhe atë se çka ju tha Mogherini, ndërsa shton se PSD-ja nuk e ka mbështetjen e askujt.

“Frederica Mogherini ju tha: Are you ready? Kjo nënkupton, që PSD ka mbetur vetëm dhe nuk e ka mbështetjen e askujt. Kështu që mbledhja e nënshkrimeve nuk do të ketë sukses kësaj radhe”, thotë Seremb Gjergji, derisa shton se, zgjedhje të reja Parlamentare e ndoshta edhe Presidenciale do të kemi në qershorin që vjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat