Si po provon Thaçi deklaratën e Hazirit për shkëmbim territoresh ta shesë si të LDK-së

Aktuale

Si po provon Thaçi deklaratën e Hazirit për shkëmbim territoresh ta shesë si të LDK-së

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 11:32
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka tentuar dje ta futë në kurth Lidhjen Demokratike të Kosovës me qëndrimin e Lutfi Hazirit për shkëmbim territoresh Kosovë - Serbi. Kur është pyetur rreth qëndrimit të kryetarit të Gjilanit Thaçi ka përmendur faktin se Haziri është edhe nënkryetar i LDK-së.

Hashim Thaçi i ka shpeshtuar konferencat për media. Ai po provon t'i bëjë bashkë subjektet politike duke u bërë thirrje që t’i rreshtohen prapa në dialogun Kosovë – Serbi. Rrugës, derisa po provon t’i bindë ato, ai po provon të ndërtojë kurthe siç ishte rasti dje me LDK-në.

Kur është pyetur rreth deklaratës së Lutfi Hazirit për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Thaçi e ka përmendur faktin që Haziri përveç kryetar i Gjilanit është edhe nënkryetar i LDK-së dhe për pasojë ka thënë se qëndrimin e tij do ta analizojë seriozisht.

Me këtë rast, presidenti e ka goditur edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili e ka hedhur poshtë këtë qëndrim të Hazirit duke e quajtur shakaxhi.

Ndryshe, zyrtari i LDK-së, Avdullah Hoti, ditë më parë, është distancuar nga qëndrimi i Hazirit duke thënë se ky është qëndrim personal i tij e jo i partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat