Seancë komemorative për Adem Demaçin

Aktuale

Seancë komemorative për Adem Demaçin

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 07:09
Adem Demaçi

Sot me fillim nga ora 11:00 Kuvendi i Kosovës mban seancë komemorative kushtuar Adem Demaçi.

Demaçi ishte i njohur për simbol të rezistencës, duke kaluar plot 28 vjet në burg për angazhimin e tij politik.

Xhelal Pakashtica njeriu që dhjetëra vite ishte shoqërues i Adem Demaçit, tregoi se Demaçi ndërroi jetë në duart e tij. Pakashtica ka shpjeguar se po këtë ditë, kur Demaçi ndërroi jetë, ata ishin bashkë për kafe në mesditë.

Shpjegon se në momentet kur ndërroi jetë ishte pranë tij. “Në orën 10 në 06:00 (17:50), pasdite ka ndërruar jetë. Unë isha afër, ju kam lut Zotit gjithmonë me qenë afër deri në frymën e fundit dhe lutja mu pranua”, ka thënë ai.

 Adem Demaçi ka ndërruar jetë dje në moshën 82 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat