Liria e Kosovës ishte nderimi më i madh i Demaçit

Aktuale

Liria e Kosovës ishte nderimi më i madh i Demaçit

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 11:38
Seancë komemorative për Adem Demaçin

(E plotësuar) - Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot seancë komekorative për Adem Demaçin, ku u tha se Kosova humbi një nder frymëzuesit dhe martirët e lirisë së saj.

Seanca nisi me ngritje në këmbë te të gjithë të pranishmëve dhe me intonimin e himnit shtetërore, duke vazhduar pastaj edhe me atë kombëtar.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se kombi ka humbur një prej njerëzve me të mëdhenj.

Duke e quajtur hero dhe frymëzim, Veseli tha se dhimbja është e pafund por që aq është edhe krenaria.

Veseli: Për të, liria e Kosovës ishte nderimi më i madh

“Vepra e tij shërbeu si burim frymëzimi jo vetëm për luftën tonë, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe për ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës, në bazë të themeleve të shëndosha, të vlerave të lirisë e demokracisë. Adem Demaçi ishte nderi i kombit dhe i tillë do të mbetet përjetë e mot. Secili nga ne sot ndihet krenar që patëm fatin të jetojmë në epokën e Adem Demaçit. Intelektual e veprimtar politik i nivelit evropian. Ai kurrë nuk kërkoi asgjë për vete. Asgjë. Për të, liria e Kosovës ishte nderimi më i madh", tha Veseli.

Ai tha se me vdekjen e Adem Demaçit, Kosova ka humbur një prej burrave  të mëdhenj që ka dhënë kjo tokë në 100 vjetët e fundit.

Për veprën e Demaçit folën edhe përfaqësues të institucioneve të shtetit të Shqipërisë, të pranishëm në seancë.

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi e quajti Demaçin, dijetar, patriot, humanist dhe kalorës të paqes.

Hysi: Kosova humbi një nder frymëzuesit dhe martirët e lirisë

"Humbëm një njeri të madh e të jashtëzakonshëm. Nuk është më në mesin tonë luftëtari i lirisë dhe paqes. I njohur dhe i respektuar jo vetëm në Kosovë po në të gjithë trojet shqiptare dhe kudo që jetojnë shqiptarët. Kosova e lirë humbi një nder frymëzuesit dhe martirët e lirisë së saj. Të gjithë ne nuk kemi më oratorin e luftëtarin e të drejtave për Kosovën dhe gjithë popullit shqiptar", tha ajo.

Simbol të rezistencës kombëtare e quajti Demaçin, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Sipas tij, nuk është e lehtë të përshkruhet me pak fjale vepra e tij.

Xhaferi: Nuk u ndal kurrë së menduari se si të ndërtohet shteti i pavarur

"Ai e kishte gjithmonë shikimin larg, gjithmonë ka ardhmëria më e ndritur për kombin, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme. Nuk u ndal kurrë së menduari për atë se si të ndërtohet një shtet i pavarur, demokratike, i barabartë më shtetet për rreth dhe më gjerë, shtetit juridik në të cilin do të sundojë e drejta për të gjithë njësojë pa dallim e përkatësi etnike, fetare, gjuhësore, gjinore  apo klasore, shtet në të cilin nuk do të ekzistojë hakmarrja e gjakut, vëllavrasja dhe urrejtja ndaj të ndryshimit”, tha ai.

Xhaferi tha se vepra e respektuar e tij, është vlerësuar lartë edhe nga institucionet vendore.

"Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për të gjithë shqiptarët", shtoi ai.

Aty përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, partive politike dhe të tjerë, po i bëjnë nderime veprës së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit.

Përfundon seanca komemorative  në nderim të Demaçit, vazhdojnë homazhet në hollin e Kuvendit

Ka përfunduar seanca komemorative e Kuvendit të Kosovës në kujtim të Adem Demaçit.

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi në seancën komemorative kushtuar Adem Demaçit, e quajti atë, dijetar, patriot, humanist dhe kalorës të paqes.

"Humbëm një njeri të madh e të jashtëzakonshëm. I njohur dhe i respektuar kudo që jetojnë shqiptarët. Kosova humbi një ndër martirët e saj", tha ajo.

Hysi tha se Demaçi kishte thjeshtësi dhe madhështi.

Seana ka përfunduar seanca komemorative e Kuvendit të Kosovës, ndërsa, aktualisht kanë nisur homazhet në hollin e Kuvendit.

Image

Veseli: Për Demaçin, liria e Kosovës ishte nderimi më i madh

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën komemorative kushtuar Adem Demaçi, tha se ai ishte ndërgjegjja e lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Veseli tha se me vdekjen e Adem Demaçit, Kosova ka humbur një prej burrave të mëdhenj që ka dhënë kjo tokë në 100 vjetët e fundit.

“E burgosën, e izoluan, e dënuan, e ri-dënuan, 28 vjet pandërprerë. Por, nuk e thyen. Nuk e bënë për vete. Adem Demaçi e kishte mposhtur frikën nga pushtuesi dhe me guximin e tij ai e mësoi një popull të tërë ta mposhtë frikën. Këtu nisi liria, sepse një popull që nuk i frikësohet pushtuesit, ai domosdo do ta fitojë lirinë”, tha Kryeparlamentari Veseli.

Fjalimi i plotë i kryeparlamentarit Kadri Veseli

Të nderuar të pranishëm

Zonja dhe Zotërinj

I gjithë kombi ynë është në pikëllim. Kemi humbur njërin prej njerëzve të mëdhenj që ka dhënë kjo tokë në 100 vjetët e fundit.

Kemi humbur Adem Demaçin, simbolin e gjithë lëvizjes sonë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Heroin dhe frymëzimin tonë. Dhimbja është e pafund. Por, po aq e pafund edhe krenaria që e patëm këtë burrë të madh, të rrallë e të jashtëzakonshëm të kombit. Një patriot të pashoq.

Adem Demaçi ishte i pari ndër të parët në luftën e vështirë e plot sakrifica për çlirim kombëtar. Kur pas vitesh terrori, regjimi jugosllav po kremtonte shtypjen e plotë të rezistencës shqiptare, pikërisht në vitet e errëta ‘50 të shekullit të kaluar, ishte Adem Demaçi që ngriti zërin e rezistencës e të kryengritjes për liri. Dhe, nuk u ndal e nuk u dorëzua asnjëherë.

E burgosën, e izoluan, e dënuan, e ri-dënuan, 28 vjet pandërprerë. Por, nuk e thyen. Nuk e bënë për vete.

Adem Demaçi e kishte mposhtur frikën nga pushtuesi dhe me guximin e tij ai e mësoi një popull të tërë ta mposhtë frikën. Këtu nisi liria, sepse një popull që nuk i frikësohet pushtuesit, ai domosdo do ta fitojë lirinë.

Adem Demaçi ishte ndërgjegjja e lëvizjes sonë kombëtare për çlirimin e Kosovës. Disidenti më kokëfortë në gjithë botën komuniste. Mandela i Europës. Disident i kalibrit te Vasllav Havel, e Leh Valesa. Përfaqësuesi më eminent i shqiptarëve të Kosovës në rezistencën europiane kundër tiranisë komuniste. Për këtë,Bota Demokratike e nderoi me Çmimin Saharov. Vepra e tij shërbeu si burim frymëzimi jo vetëm për luftën tonë, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe për ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës, në bazë të themeleve të shëndosha, të vlerave të lirisë e demokracisë.

Adem Demaçi ishte nderi i kombit dhe i tillë do të mbetet përjetë e mot. Secili nga ne sot ndihet krenar që patëm fatin të jetojmë në epokën e Adem Demaçit. Intelektual e veprimtar politik i nivelit europian.

Ai kurrë nuk kërkoi asgjë për vete. Asgjë. Për të, liria e Kosovës ishte nderimi më i madh. Dhe nëse ka një njeri që me jetën dhe veprën e tij e mishëron më së miri raportin e individit me atdheun, siç shkon ajo thënia e famshme, emblematike - “mos pyet çfarë ka bërë atdheu për ty, por çfarë ke bërë ti për atdheun” – ky njeri është Adem Demaçi. Po. Një pjesë e historisë së Kosovës - është historia e jetës së tij.

Falemnderit për gjithçka bëre për atdheun, gjatë gjithë jetës tënde, Adem Demaçi.

Përherë do të jetosh në zemra tona. Fëmijët tanë do të rriten duke mësuar për ty. Institucionet tona do të frymëzohen nga patriotizmi yt. Kujtimi për ty do të jetojë përgjithmonë, ashtu siç do të jetojë përgjithmonë ajo të cilës ia kushtove gjithë jetën: LIRIA E KOSOVËS.

Seancë komemorative për Adem Demaçin (Drejtpërdrejt)

Sot me fillim nga ora 11:00 Kuvendi i Kosovës mban seancë komemorative kushtuar Adem Demaçi.

Demaçi ishte i njohur për simbol të rezistencës, duke kaluar plot 28 vjet në burg për angazhimin e tij politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat