Ngushëllimi i Delawie për familjen Demaçi

Aktuale

Ngushëllimi i Delawie për familjen Demaçi

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 14:18
Homazhet për Adem Demaçin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie i ka shprehur ngushëllime familjes së Adem Demaçit.

“Ngushëllime familjes së Adem Demaçit. Lufta e tij e përjetshme për të drejtat e njeriut, dhe kontributi i tij për Kosovën nuk do të harrohen”, ka shkruar Delawie.

Adem Demaçi kaloi 28 vjet në burgje për shkak të bindjeve të tij politike dhe luftës për lirinë e popullit të Kosovës. Ai vdiq dje në moshën 82 vjeçare nga shkaqe natyrore. Varrimi i tij do të bëhet nesër në “Varrezat e Dëshmorëve” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat