Ky është mërgimtari që vdiq në aksident në Slloveni, po vinte në Kosovë për ta martuar djalin

Aktuale

Ky është mërgimtari që vdiq në aksident në Slloveni, po vinte në Kosovë për ta martuar djalin

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 17:23
Ilustrim

Tahir Palushi 46-vjeçar me prejardhje nga fshati Budakovë i komunës së Suharekës, por tash e disa vite me banim në Zvicër mbrëmë ishte nisur me veturë për të ardhur në Kosovë.

Rrugës vetura e tipit BMW është ndeshur me një kamion në një nga autostradat e Sllovenisë duke lënë të vdekur 46 vjeçarin. Bashkë me Tahirin në veturë ka qenë edhe një familjar i tij, Naimi 33-vjeç. Naimi ka mbetur i lënduar rënd dhe po trajtohet në një nga spitalet atje.

Tahir Palushi që vdiq sot tragjikisht në aksident në Slloveni po vinte në Kosovë për pushime dhe gjatë kësaj kohe po  planifiktone të martonte djalin e tij, në fillim të muajit gusht, ka rrëfyer  një i afërm i tij.

Image

“Mbrëmë u nis prej Zvicres me ardhë me 7gusht ka pas me martu djalin e madh”, tha ky familjar i tij.

Mediat në Slloveni kanë raportuar se një kamion ka përplasur veturën e kosovarëve me tabela të Zvicrës ku në vend ka mbetur i vdekur një person, bëhet fjalë për Tahir Palushin nga Budakova e Suharekës.

Palushi ka tre fëmijë dhe prej kohësh jetontë në Zvicër, rrugës për në Kosovë ai humbi jetën në një aksident trafiku që ndodhi në Slloveni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat