Nuk ndalet Haradinaj, emëron edhe një zëvendësministre

Aktuale

Nuk ndalet Haradinaj, emëron edhe një zëvendësministre

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 17:40
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon ende të emërojë zëvendministra të rinj në kabinetin e tij.

Në një dokument të siguruar nga mediat, Haradinaj dje ka marrë vendim, sipas të cilit, Arbëresha Krasniqi është emëruar zëvendësministre e Tregtisë dhe Industrisë, në vend të Faton Thaçit.

Faton Thaçi, në muajin qershor kishte vendosur që ta lë postin e zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë.

Thaçi, i cili ka qenë i emëruar në këtë pozitë nga Nisma Socialdemokrate, kishte bërë me dije se do të angazhohet në mision me përgjegjësi të reja.

Arbëresh Krasniqi është psikologe e shkollës në qendrën e kompetencës në Malishevë dhe është asambleiste qe dy mandate. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat