Profesori ndërkombëtar tregon cila është ngjashmëria e Thaçit me Sheshelin

Aktuale

Profesori ndërkombëtar tregon cila është ngjashmëria e Thaçit me Sheshelin

Nga: A.ZH Më: 30 korrik 2018 Në ora: 07:53
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi, ka thënë se presidenti i vendit Hashim Thaçi, po zhvillon propagandë përmes librit të tij, “të sponsorizuar e të botuar anglisht”, kundër ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Bytyçi, përmes një postimi në Facebook, ka krahasuar Thaçin, me Vojislav Sheshelin, i cili më 14 tetor 1995, kishte shkruar një platformë sesi duheshin eliminuar politikisht e moralisht e madje fizikisht, Rugova e liderët e tjerë shqiptarë, përcjell Bota sot.

Mirëpo, ai si kundërpërgjigjje ndaj Thaçit e Sheshelit, ka publikuar një thënie të At Zef Pëllumbit, për Rugovën.

Image
Enver Bytyçi

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Shejsheli kishte shkruar më 14 tetor 1995 në revistën "Velikaja Srbska" të Beogradit një platformë sesi duheshin eleminuar politikisht e moralisht e madje fizikisht, Rugova e liderët e tjerë shqiptarë: 

- Me shpifje për vese, përhapje thashethemesh, diskreditim total me propagandë dhe deri injektimin e AIDS kur presidenti i Kosovës të ishte jashtë vendit, me qëllim uljen e reputacionit të tij te qytetarët e Kosovës, të cilët ai i homogjenizoi si kurrë ndonjëhere tjetër në histori.

- Eshtë interesant se të njëjtën gjë bën Thaçi në librin e tij të sponsorizuar e botuar anglisht. Sigurisht për arsye të ndryshme nga ato të Shejshelit.
Por të dyve po ju përgjigjem me atë që shkruan simboli i sakrificës dhe të vërtetës shqiptare, At Zef Pëllumbi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat