Haradinaj: Ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbraztësi të madhe në artin e regjisë

Aktuale

Haradinaj: Ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbraztësi të madhe në artin e regjisë

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 09:30
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur pikëllues lajmin për vdekjen e regjisorit, Bekim Lumi.

Haradinaj me anë të një postimi Facebook, ka thënë se ikja e tij e hershme ka lënë zbrazëtsi në familje dhe artin e regjisë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të regjisorit Bekim Lumi, ndër më të veçantët në artin skenik të Kosovës.

Ikja e hershme e Lumit ka lënë një zbraztësi të madhe në familje, shoqëri dhe sidomos në artin e regjisë. Ai nuk reshti për tre dekada me radhë t’i jepte vulën e tij origjinale artit dramatik të Kosovës.

Ngushëllime të sinqerta familjes Lumi, të gjithë atyre artistëve që punuan më të si dhe miqve të shumtë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat