BE-ja me standarde të dyfishta ndaj Kosovës, nuk mund t’i afrohet kurrë SHBA-së!

Aktuale

BE-ja me standarde të dyfishta ndaj Kosovës, nuk mund t’i afrohet kurrë SHBA-së!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 30 korrik 2018 Në ora: 09:49
Flamuri i amerikan dhe i Kosovës

Eurodeputetja dhe raportuesja për liberalizimin e vizave me Kosovën në Parlamentin Europian Tanja Fajon ka thënë se beson se deri në fund të mandatit të saj (në fund të muajit maj) në Parlament Europian do të ndodhë edhe liberalizimi i vizave.

Për këtë, ish – kandidati për president të Kosovës, Seremb Gjergji thotë se, BE-ja, nuk ka qenë, nuk është e as nuk do të jetë si SHBA-ja.

Madje sipas tij, as që mund t'i afrohet vendosmërisë amerikane - edhe pse ka 28 shtete, me pak se Amerika që ka 50 shtete dhe 2 distrikte. Por, politika amerikane, ka stabilitet dhe qëndrueshmëri afatgjata.

Image
Seremb Gjergji

“Nuk është hera e parë që BE-ja nuk arrinë të mbajë premtimin që vet e jep. Ka mbi 3 vjet që BE-ja ka thënë se "Liberalizimi" vjen menjëherë pas Demarkacionit. Sot ata po aplikojnë standarde të dyfishta. Të njëjtat standarde që i aplikonin para, gjatë dhe pas Luftës ne Kosovë. BE-ja me paturpësi aplikon politika të dyfishta. Madje me këto politika ato po i ndalojnë nënat dhe gjyshet të mos i vizitojnë familjaret e tyre. Përndryshe të rinjtë po dalin dhe gjejnë rrugët e tyre çdo ditë”, shprehet Gjergji për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, është e çuditshme që këtë lloj diskriminimi në rajon, nuk e kundërshtojnë asnjë politikan i Kosovës,

“Deklarata e Euro-deputetes Tanja Fajon e ngarkuar për Liberalizim për Kosovën jo që është vetëm e çmendur, por edhe tepër përbuzëse për popullin e Kosovës. Sa familjar e të moshuar ende si kanë parë fëmijët e tyre? Sa familjari ka kohë që nuk është bashkuar. Por mbi të gjitha, ajo thotë: Lutem që deri në fund të mandatit tim në maj, të ketë zgjidhje edhe Liberalizimi për Kosovën. Politika e BE-së është treguar dhe po tregohet "Çifute" ndaj popullit të Kosovës”, potencon ai.

Gjergji thotë se, asnjë politikë në botë nuk i ndalon njerëzit që duan të lëvizin.

“Kosova nuk është përjashtim. Një mik i imi Abraham Gashi më thotë: BE nuk ka asnjë fuqi që të lehtësoi jetesën e njerëzve - madje as të banorëve të tyre; dhe se deklarata e zonjës Fajon është tërësisht shkatërruese. Populli i Kosovës që nga 19 janari 2012 pret që të jetë i lirë të udhëtoi nëpër vendet e BE-së. Por që atëherë - BE ka pasë plot fjalë e pak punë. Kishte vetëm tym - do të thonin Indianet e Amerikës. Andaj, në çdo raport të Komisionit Evropian kishte koncepte kushtëzuese - ashtu siç kishin propozuar edhe modelin e Pavarësisë së Kosovës - Pavarësi e Kushtëzuar”, thekson Gjergji.

Sipas tij, deri në fund të vitit mund të ketë edhe një kërkesë - që është Siguria.

“Është modeli i mbajtjes vjerr të popullit dhe vet Kosovës - e trimat tanë politik nuk kanë asnjë fuqi morale e politike te luftojnë për interesin e Kosovës. Mund të themi vetëm RROFTË AMERIKA”, përfundon Seremb Gjergji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat