Thaçi bën homazhe te varri i Demaçit

Aktuale

Thaçi bën homazhe te varri i Demaçit

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 11:32
Thaçi, në ditën e parë të punës pas ditëve të zisë, ka bërë homazhe te varri i Adem Demaçit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të punës pas ditëve të zisë, ka bërë homazhe te varri i Adem Demaçit.

“Sot është dita e parë e punës pas ditëve të zisë, pas varrimit të simbolit të rezistencës sonë kombëtare Adem Demaçit. Ndjej obligim edhe moral edhe shtetëror që sot në këtë ditë të parë të punës të nderojmë në mënyrë institucionale dhe shtetërore njeriun e pavarësisë së Kosovës, autoritetin dhe institucionin moral, politik dhe gjithëkombëtar Adem Demaçin. Duke respektuar dhe nderuar jetën, veprën, angazhimin e tij jetësor për liri të Kosovës, bashkim të shqiptarëve  ne nderojmë vetveten dhe marrim energji për hapat tonë të mëtutjeshëm. Shteti i Kosovës, kombi shqiptar do ta respektojmë dhe nderojë për jetë të jetëve Adem Demaçin”, tha ai.

Demaçi ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare të enjten që shkoi, ndërsa është varrosur të shtunën me nderime të larta shtetërore në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania.

Presidenti i Kosovës ka shpallur tri ditë zie për vdekjen e Demaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat