Driton Selmanaj e zbulon se për çfarë po lobon Thaçi të ndërkombëtarët

Aktuale

Driton Selmanaj e zbulon se për çfarë po lobon Thaçi të ndërkombëtarët

Nga: P.R Më: 30 korrik 2018 Në ora: 18:36
Driton Selmanaj

Në Kuvendin e Kosovës, po vazhdon seanca ku po debatohet për dialogun me Serbinë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se  presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po lobon te miqtë ndërkombëtarë sa është e mirë shkëmbimi i territoreve, duke shtuar se  nga 26 marrëveshje të arritura me Serbinë, vetëm katër janë zbatuar.

 “Tash çka, ven presidenti i vendit tonë, takime sekrete diku-diku dhe kemi informata që po lobon bashkë me presidentin Vuçiq, duke lobuar te miqtë tanë sa është e mirë shkëmbimi i territoreve”, tha Selmanaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat