Haradinaj: Mos u frikësoni se Kosova bën gabime në dialog

Aktuale

Haradinaj: Mos u frikësoni se Kosova bën gabime në dialog

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 13:28
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e mërgatës në të gjitha proceset që ka kaluar Kosova, që prej luftës për liri e deri në ditët e sotme në ndërtimin e shtetit dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Ai gjatë një takimi me bashkatdhetarë, ka kujtuar takimet e tij mërgimtarë në kohëra të ndryshme, që prej përpjekjeve për lirinë e Kosovës.

Haradinaj: Ju e përkrahet ndërtimin e lirisë dhe rimëkëmbjen e Kosovës

“Kontributi i juaj për lirinë e vendit ka plotë që janë në varrezat e dëshmorëve por që kanë qenë dikur njëjtë si ju, pra kanë ardhur prej juve, edhe ju keni ardhur shumë. Ndërtimin e lirisë një proces shumë i vështirë e keni përkrahur sidomos rimëkëmbjen e Kosovës menjëherë pas luftës kur Kosova ka qenë e shkatërruar, keni vazhduar ta përkrahni Kosovën atdheun tonë në çdo temë. Ajo që sot do ta veçoja është po, ajo pjesa e financave e remitencave që vijnë prej jush që janë shumë të çmuara për Kosovën, atdheun tonë, pra është një nxitje ekonomike e jashtëzakonshme, janë qindra milionë euro nga ju dhe qytetari i Kosovës e dinë këtë”, tha Haradinaj.

Ai me këtë rast u premtoi bashkatdhetarëve vazhdimin e punëve për përmirësimin e gjendjes për të sjellë investitorë, meqë aktualisht ka hezitime.

Haradinaj: Ka hezitime për investime

“Këshilla ime për ju është që ju jeni shqiptarë dhe jeni të këtij vendi por të bëheni shtetas të mirë të vendeve ku jetoni. Çka nënkupton kjo, respektoni ato vende ku jetoni, ndërtoni rendin e tyre kushtetues, kulturën, traditën, vlerat e tyre, nëse ju jepet mundësia përcilleni porosinë prej brezi në brez. Mirëpo, i kemi edhe disa punë të pakryera nuk jemi ende anëtar të Interpolit, nuk e kemi krijuar ende ushtrinë tonë, kemi probleme me investime edhe të diasporë, le më të huajt kanë hezituar, disa probleme që kanë shkaktuar që të mos investojnë në Kosovë. Duhet ta ndërrojmë këtë gjendje në përgjithësi temat që kemi para vetës janë të rëndësishme”, u shpreh ai.

Haradinaj u ka thënë bashkatdhetarëve që të mos frikësohen që Kosova bënë gabime pas 20 viteve, derisa ka folur për procesin e dialogut.

Haradinaj: Mos u frikësoni se Kosova bën gabime në dialog

“Është folur për dialogun shumë, mos u frikësoni se Kosova tash bënë gabime pas 20 viteve, e kuptoni pse po dua të them. Nuk ka bërë 20 vite rrugë që tash të shkojmë të gabojnë, nuk do të gabojë Kosova, por bisedat e brendshme, debatet e brendshme janë të nevojshme, pikëpamjet e ndryshe, nuk janë negative, nganjëherë edhe mungesa e konsensusit ose mos me fol gjithë me një gojë siç thotë populli nuk është e dëmshme”, theksoi Haradinaj.

Emrush Çeku, që ka migruar në perëndim në vitet e 90-ta, ka kërkuar respektim të diasporës nga institucionet e vendit, e jo të maltretohen me pagesën e kartonit të gjelbër.

Çeku: Po ndihemi të injoruar

“Diaspora ka nevojë për një respekt të na bëni ju që jeni këtu nga kryeministri, ministrat. Që shumë vite ne vijmë dhe në kufi e paguajmë kartonin e gjelbër që nuk është e arsyeshme. Po ndihemi të injoruar dhe disi të dëmtuar moralisht që neve na pyetshin në kufi përpara, sa do të qëndrosh në Kosovë, sipas kohës tanë që rrinim na caktohej edhe shuma e pagesës”, tha Çeku.

Si me humor ndaj ankesës së mërgimtarit Çeku, u përgjigj kryeministri Haradinaj.

Haradinaj: Kur ta heqim, kartonin flasim

“Ministri i Diasporës deshi të japë përgjigje për kartonin e gjelbër, i thash jo, pa e heq krejt mos jep përgjigje, kur ta heqim po”, u shpreh Haradinaj.

Ndryshe, gjatë këtij takimi mërgimtarët kërkuan që të vazhdohet të punohet me reforma për të ngritur zhvillimin ekonomik, në mënyrë që të mos ketë kërkesa nga të rinjtë për të dalë jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat