“Thaçi njeri i rrezikshëm, duhet ndalur sa nuk është bërë shumë vonë”

Aktuale

“Thaçi njeri i rrezikshëm, duhet ndalur sa nuk është bërë shumë vonë”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 31 korrik 2018 Në ora: 21:00
Hashim Thaçi

“Ekziston droja që Thaçi të bëjë kompromise të dhimbshme në këmbim të ndonjë premtimi se nuk do përndiqet për krime lufte”. Kështu ka vlerësuar analisti politik, Faton Mehmeti, ku sipas tij, nuk ka arsye të pritet që Thaçi të bëjë dëmin për vendin e pastaj të shkarkohet, sepse duke e njohur atë, mund të kuptohet fare lehtë se çfarë është në gjendje të bëj ai.

Image
Faton Mehmeti analist politik

Ai ka thënë për “Bota sot” se në këtë sens, Thaçi duhet të shkarkohet, pasi ai nuk është i denjë për ta përfaqësuar vendin në bisedime, të cilat i ka shndërruar në pazare personale për fatin e tij.

“Nuk besoj se Thaçi do shkarkohet pasi brenda opozitës nuk ka qëndrim unik për një gjë të tillë dhe për pasojë Hashim Thaçi vazhdon t'i bëjë dëme të mëdha vendit. Ky njeri është i rrezikshëm, pasi tipat si ai janë në gjendje të bëjnë çdo gjë, vetëm e vetëm për ta shpëtuar veten. Andaj, Thaçi duhet doemos ndalur sa nuk është bërë shumë vonë”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat