(E plotësuar)- Në mëngjesin e sotëm, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me Ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.
E nga Presidenca thonë se ky takim është i zakonshëm, pasi Presidenti që prej kohës kur ishte Kryeministër i vendit, kishte takime të tilla me ambasadorë të SHBA-ve në Kosovë, e kjo traditë vazhdon edhe tani që është President.
Zakonisht, këto takime bëhen ditën e mërkurë, ku Thaçi dhe Delawie, diskutojnë për zhvillimet në vend.
Delawie me mëngjes shkon të Thaçi
Presidenti Thaçi e ka nisur ditën me ambasadorin amerikan, Greg Delawie.
Ambasadori Delawie, sot me mëngjes është parë duke hyrë në zyrën e Thaçit.
Kabineti i Thaçit as nuk e ka konfirmuar, as nuk e ka demantuar takimin e sotëm të Thaçit me ambasadorin Delawie.