Policia kufitare s’po e zbaton Rezolutën për moskontrollim të tërësishëm të bashkatdhetarëve

Aktuale

Policia kufitare s’po e zbaton Rezolutën për moskontrollim të tërësishëm të bashkatdhetarëve

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Mërgimtari Shaip Avdyli nga Gjilani tash e një kohë të gjatë jeton në Zvicër, ndërsa pushimet verore zakonisht i kalon këtu në vendlindje.

Edhe këtë vit, pavarësisht rezolutës së miratuar në Kuvend, përmes së cilës parashiheshin lehtësira të kontrolleve nëpër pikat kufitare, për atë dhe familjen e tij nuk ka ndryshuar asgjë.

Ata janë ballafaquar me pritje të gjata në pikën kufitare te “Dheu i Bardhë” derisa u janë nënshtruar të gjitha kontrolleve kufitare.

Por ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili e ka për obligim zbatimin e kësaj rezolute, thotë se ajo nuk duhet të hyjë fare në funksion.

Kjo pasi që, sipas tij, është Ligji të cilin e zbaton policia kufitare.

Ndryshe nga pika kufitare e “Dheut të Bardhë”, mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë nuk janë kontrolluar fare.

Në muajin korrik, me iniciativë të deputetit të PSD-së Faton Topalli, Kuvendi miratoi rezolutën për moskontrolle të tërësishme për bashkatdhetarët në pikat kufitare, e cila duhet të zbatohet nga 15 korriku deri më 15 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat