Demi për ndarjen e Kosovës: “Çka na del prej kësaj, ja nijmë zanin ma vonë”

Aktuale

Demi për ndarjen e Kosovës: “Çka na del prej kësaj, ja nijmë zanin ma vonë”

Nga: A.M. Më: 2 gusht 2018 Në ora: 08:46
Agron Demi

Ish-kryeshefi ekzekutiv i GAP-it dhe analisti, Agron Demi ka komentuar deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës dhe për Asociacionin e Komunave Serbe.

Ai ka shkruar në Facebook se çka nda del për ndarjen e Kosovës, do të dëgjojmë më vonë.

Postimi i plotë:

Kur don Thaçi me ja p'shtjell qytetarëve, ja nisë e përdorë fjalë anglisht, ani pse anglishtja e tij është e tmerrshme.

Kur u pyesnin për Asociacionin e Komunave Serbe, thojke ajo ësht vetëm një 'en-xhi-o', demek organizatë jo qeveritare. Tash qajo 'en-xhi-o' po na del organizëm ma i fortë se shteti.

Tash kur po e pyesin për mundësinë e ndarjes së Kosovës, po thotë është 'fejk-njuz', demek rrenë e kulluar. Çka na del prej kësaj, ja nijmë zanin ma vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat