Paralajmërimi i Janjiqit dhe alarmi i Policisë së Kosovës: A po fillon skenari i përgjakjeve në veri, si në rastin e Enver Zyberit?

Aktuale

Paralajmërimi i Janjiqit dhe alarmi i Policisë së Kosovës: A po fillon skenari i përgjakjeve në veri, si në rastin e Enver Zyberit?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 2 gusht 2018 Në ora: 19:22
Enver Zymberi

Pas paralajmërimit të priftit Sava Janjiq se serbët në veri do të shpallin autonominë e veriut, policia e Kosovës më një urdhër operativ u ka ndërprerë marrjen e pushimeve pjesëtarëve të saj.

Sava Janjiq paralajmëroi për një skenar të errët që do të ndodhë në veri të Kosovës. Sipas tij, palët serbe dhe shqiptare po përgatisin incidente atje.

Ai ka treguar se serbët e veriut më 5 gusht planifikojnë ta shpallin autonominë e veriut, ndërkohë që ky veprim do të nxisë ndërhyrjen e njësisë speciale të Kosovës. Por, e gjithë kjo, sipas tij, tani nuk do të kalojë pa viktima si në rastin e Gjuriqit.

Reagimi i Policisë së Kosovës

E kjo deklaratë e priftit Janjiq i cili është i stacionuar në Manastirin e Deçanit ka bërë që të reagoj policia e Kosovës.

Drejtori i Operativës Rashit Qalaj letrën e tij e ka dërguar tek vartësit e tij ku thuhet se për shkak të angazhimeve operacionale ndërpritet miratimi i pushimeve për stafin e uniformuar deri në një vendim tjetër.

“Policia e Kosovës sipas planifikimeve të saj operacionale ndërmerr edhe veprime të planifikimit të burive të saj njerëzore për realizimin e detyrave zyrtarë në mënyrë më efikase “thuhet në përgjigjen e policisë së Kosovës, e cila nuk sqaron arsyet pse e shtynë policinë të ndërmarrë këtë veprim.

Janjiqi paralajmëron skenarin e përgjakshëm në veri

Por, kjo është mëse e qartë, Policia e Kosovës, po përgatitët për një skenarë të ngjashëm sikurse ai i 26 korrikut 2011 kur u vra heroi i Kosovës, Enver Zyberi.

“Këto nuk janë thashetheme çnjerëzore, por informata që i kemi marrë madje nga besimtarë tanë, anëtarë të denjë të SNS, të cilët na janë drejtuar me lutje që të mos përmendim emrat e tyre që të mos e humbin punën dhe bukën. Serbëve në veri të Kosovës e Metohisë sipas urdhrit nga Beogradi u është dhënë për detyrë të jenë në punë nga 1 gushti, dhe në kohën e pushimeve vjetore të gjithë duhet të jenë në vendet e punës. Insistohet që të jenë të pranishëm edhe studentët në Mitrovicë për protesta eventuale që do të organizoheshin. Flitet haptas për shpalljen më 5 gusht, në kundërshtim me dialogun, të njëfarë autonomie të veriut (pjesës veriore të Kosovës – sqarim ynë), pas kalimit të afatit për Asociacionin (AKS-së), që do të duhej të provokonte ndërhyrjen e Policisë së Kosovës dhe të forcave ROSU sipas skenarit të ngjashëm si në rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit”, ka thënë Janjiq.

Ai më pas ka theksuar se këtë herë, sipas të gjitha gjasave, situata nuk do të jetë e qetë dhe në rast të këtij skenari do të kishte viktima në të dyja anët.

Janjiq madje thotë se ndërkombëtarët duke i dhënë leje Policisë së Kosovës për të vendosur rendin “pas shpalljes së autonomisë së Veriut”.

Skenari i Thaçit si në vitin 2011

Sipas ti, kjo nuk do të guxonte të ndodhte sepse do të nxiste gjakderdhje.

“Një incident i tillë do t’u shërbente edhe atyre në Beograd, edhe këtyre në Prishtinë që e dëshirojnë skenarin e ndarjes, për çka tashmë disa herë është biseduar, për çka dëshmojnë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë me të cilët ka biseduar, që t’i vënë në jetë planet e djallit”

Nëse kjo ndodhë atëherë do të zhvillohej një skenarë i njëjtë me atë që e realizoi në vitin 2011 kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, ku si pasoj e atij vendimi mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

Një ngjarje e tillë po të ndodhë në veriun e Kosovës, do të jetë edhe fillimi i trazirave të mëdha dhe konfliktit të ri shqiptaro – serb. Konflikt ky që do të trazonte Ballkanin dhe më gjerë.

Pas skenarit të Thaçit, vritet polici Enver Zyberi

Enver Zyberi ishte oficer i forcave të ndërhyrjes speciale të Kosovës. Ai ra në krye të detyrës për mbrojtjen e Inegritetit Territorial të Kosovës.

Ai u vra me 26 korrik në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Enver Zyberi u qëllua gjatë aksionit per të shtrirë kontrollin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në pjesën veriore të vendit, në të cilën kontrabanta kishte shtrirë rrënjët që nga paslufta. Heroi i Kosovës u vra me urdhër të Strukturave Paralele Ekstermiste Serbe. Për ata që organizuan sulme ndaj forcave të ROSU, edhe Interpoli ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar.

Para përmbushjes së misionit, vënies nën kontroll të pikave doganore në veri, Enveri dhe policët e tjerë të ROSU-se u sulmuan në Bërnjakë, mes fshatrave Varage dhe Zupc, nga të dy anët e rrugës dhe u gjenden në pritë të serbëve.

Ai u qëllua me snajper në kokë. Nga plaga e rëndë ai ndërroi jetë rreth orës 22:10 në Klinikën Universtare të QKUK-së në Prishtinë.

Enveri u varros me nderime të shumta në vendin e tij të lindjes ku e pranishme ishte edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ku dhe u shpall Hero i Kosovës.

Në fjalim të mbajtur me rastin e 2-vjetorit të vrasjes së Enver Zyberit, edhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, e quajti Hero i Kosovës.

Enveri la pas veti Gruan shtatzënë me 3 fëmijë.

Enveri do të mbahet mend në historinë më të re të shtetit të Kosovës për guximin dhe vullnetin për ndërtimin shtetit.

Personat që e vendosën barikadën dhe vrasësit e tij janë të njoftur për Policinë e Kosovës dhe organet ndërkombëtare policore. Ata janë marrë në biseda informative, por ende nuk janë arrestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat