Mobilizohet policia, orari i punës zgjatet në 12 orë

Aktuale

Mobilizohet policia, orari i punës zgjatet në 12 orë

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës nga sot ka shtuar masat e sigurisë, ku pjesëtarët e saj kanë marrë urdhër që të punojnë nga 12 orë në ditë.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se arsyeja e shtimit të forcave dhe zgjatja e orarit është bërë për shkak të situatës së sigurisë në përgjithësi. Përveç zgjatjes së orarit për zyrtarët policorë, policia ka vendosur që ti ndërpres edhe pushimet verore për stafin e saj.

Për gjendjen e sigurisë sot është mbledhur edhe Këshilli i Sigurisë së Kosovës, ku është thënë se organet e rendit do t’i përgjigjen çfarëdo lloj kërcënimi që i kanoset territorit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat