Rrëfimi trishtues nga veriu! Jeta nën atentatet serbe! Kjo është gjendja para skenarit të luftës!

Aktuale

Rrëfimi trishtues nga veriu! Jeta nën atentatet serbe! Kjo është gjendja para skenarit të luftës!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 3 gusht 2018 Në ora: 19:20
Adem Mripa

Para skenarit të pëgjakshëm në veri, që pritet të ndodh këto ditë, nëj rrëfim për jetën e vështirë në veri vjen ekskluzivisht për gazetën “Bota sot”, nga njeriu që i mijetoi atentateve të vazhdueshme nga serbët.

Në veri pritet që të shpallet autonomia e veriut, nga serbët. Këtë paralajmërim e ka bërë prifti i Manastirit të Decanit, Sava Janjiq. Kjo deklaratë ka mobilizuar policinë e Kosovës.

Profesori Adem Mripa, i cili jeton në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, rrëfen gjithçka për jetën e tij, për vështirësitë se si prej pasluftës e deri më sot është duke i përjetuar si nga serbët ashtu edhe nga shqiptarët, e në veçanti nga SHIK-u. Ai madje i ka shpëtuar disa herë atentateve së bashku me familjen e tij.

Profesori rrëfen se vitet e pasluftës kanë qenë më zi se lufta, pasi 24 orë nuk kanë fjetur. Ai pohon se në pjesën veriore tashmë janë përafërsisht tre mijë shqiptarë, gjersa para luftës aty kishte rreth 20 mijë shqiptarë.

“Serbët janë duke kërkuar kushte edhe më shumë se që janë bërë dëmet, vetëm që të kthehen në veri. Unë i kam kthyer, herën e fundit tri familje shqiptare në veri. Pasi që u kthyen ato familje serbët ua ndalën rrymën, unë menjëherë intervenova te ndërkombëtarët, dhe ia rregulluan. Për këto 15 vite shumë pak ka të kthyen”, thotë Mripa.

Ai pohon se donacionet që dedikohen për veriun nuk ju jepen njerëzve të duhur, por ato përfundojnë me njerëzit, që kanë qenë më SHIK-un dhe njerëzit e PDK-së. “Ndërsa, ata që kanë kritikuar si unë, asnjëherë nuk kemi marr asgjë, madje kam qenë edhe i kërcënuar”.

Ai rrëfen për historinë e trishto të veriut, se si qeveria serbe hapur po e shpopullon veriun nga shqiptarët, ndërsa po e popullon me serbë.

“Unë kisha me i lut shqiptarët që të kthen në veri. Banesat e tyre serbët po i keqpërdorin, pra mos të frikohen dhe të kthehen këtu për të jetuar. Banesat e shqiptarëve janë lëshuar me qira për serb, nga vet serbët, studentët serb që vijnë me studio këtu, banojnë në ato banesa. Serbët janë duke punuar në popullzimin e serbëve në veri. Këtu ka serb nga viset e ndryshme të Jugosllavisë, nga Knini sidomos ata të cilët janë të dyshimtë para ligjit. Derisa qeveria serbe i blen shtëpitë e shqiptarëve dhe investon në ta duke iu dhuruar serbëve që duan të vendosen në veri, qeveria jonë këto tetë vitet e fundit nuk ka punuar asgjë për kthimin e shqiptarëve”, thotë Mripa.

Ai pohon se Qeveria nuk u interesua asnjëherë që të kthehen shqiptarët në veri. Nga qeveria e re, ai kërkon që të punoj edhe për këtë pjesë, dhe ti kthen sytë kah shqiptarët e paktë që kanë mbetur aty, pasi shqiptarët po i shesin shtëpitë e tyre me çmime qesharake.

“Kur them qesharake thomë për këtë arsye, pasi me 10 mijë euro po i shesin banesat shqiptarët, e që unë me ato para garazhin nuk e jap”, thotë ai.

Profesori pohon se serbët po bëjnë ndërrim të pronave me shqiptarët, ata po iu japin shtëpia në jug të Mitrovicës, ndërsa po ua marrin shqiptarëve në veri banesat apo shtëpitë e tyre, vetëm që të bëjnë spastrimin etnik të veriut nga shqiptarët.

“Mua më kanë ofruar një shtëpi në Prizren, dhe më kanë thënë se shqiptarët atë shtëpi kanë kërkuar me ble për 400 mijë euro, vetëm që unë të dalë nga veriu, por nuk kam pranuar”.

Ai thotë se serbët ardhacak që janë nga viset e ndryshme që banojnë në veri, përpos banesës që ju dhuron Serbia marrin edhe një shumë të mirë të parave mujore rreth 300 euro së paku dhe kanë kontratë për 10-15 vite që mos ta lëshojnë veriun.

“Ndërsa qeveria jonë, jo që nuk ndihmon, por na shajnë dhe na vrajnë e na etiketojnë duke na quajtur shpiunë, bashkëpunëtor të Serbisë, e kush e thotë këtë e dinë të gjithë, këtë e thonë ata që nuk ju konvenon që ne të jetojmë këtu, pra janë bashkëpunëtor të UDB-së, pasi ne shohim dhe dimë se kush çka po bënë në veri”, potencon ai.

Për 15 vite nuk e dinë se çfarë është gjumi rehat, duke jetuar nën sulme bombash, dhjetëra herë i sulmuar që ta braktis shtëpinë.

“Unë qe 15 vite nuk di se çka është gjumi, më shumë se dua një natë të tërën me fjetë i qetë se ku me ditë çka me pasë. Unë kurrë nuk jam larguar nga shtëpia ime, as unë e as familja, sepse ata nuk largoheshin pa mua. Nja 30 herë serbët me kanë qitur bomba në shtëpinë time, brenda dhe jashtë saj”, thotë Mripa.

Ai nuk kishte pranuar ta braktiste shtëpinë asnjëherë as gjatë luftës, dhe për këtë e falënderon shoqen dhe gjithë familjen, pasi nuk e kanë lënë vetëm për asnjë moment.

“Ne jemi afër urës së Ibrit këtu, dhe e shikonim duke u djegur qyteti në anën tjetër, qytetarët e kalonin Ibrin dhe ikshin pasi i tërë qyteti ishte në flakë. Së pari u djeg pjesa jugore e Mitrovicës, ky qytetarët e asaj pjese ikshin për veri, dhe unë duke i parë se çka po ndodh dola afër urës dhe i mora 43 shqiptarë për të banuar në shtëpinë time”, thotë Mripa.

Por, rrjedha e luftës nuk ka përfunduar ende. Rreth 20 metra larg shtëpisë së tij është një ndërtesë, ku edhe sot veprojnë kriminelët serb nga e kanë bërë shpërnguljen e shqiptarëve nga pjesa veriore.

“Ai grup më erdhi në shtëpi dhe më tha keni shumë mysafirë. Unë i thashë se janë të afërmit e mi. Ai kriminelë, për detyrë e kishte me përcjellë situatën se çka po ndodh dhe me i raportuar policisë serbe. Pas një ore më erdhi policia serbe duke trokitur me të madhe në shtëpinë time. Kur e hapa derën më thanë kënd e ki në shtëpi, e menjëherë thanë se le të dalin të gjithë përjashta. Kur dolën të gjithë jashtë, kriminelët filluan të shajnë me çka kemi, duke më kërcënuar që t’ju tregoj se kush janë këta me emër e mbiemër”, rrëfen Mripa.

Pas lufta thuaja nuk ndryshoi aspak, veç ditëve të para pas përfundimit të saj, dhe deri në shkurtin e vitit 2000, kur me një komplot të serbëve dhe miqve të tyre, i dëbuan shumicën e shqiptarëve nga veriu.

Ai thekson se menjëherë pasluftës ia ka filluar me i ndihmuar popullatës shqiptare në veri. “Fatmirësisht në atë kohë kam hasë në luftëtar shqiptarë me zemër si Naim Miftari e disa të tjerë, të cilët i formuan disa njësi që ti dalim në ndihmë njëri tjetrit. Ne kishim kontakte me këta pjesëtarët e ZKZ-së, e të cilët kishin kontakte me NATO-n, pasi që kishim shumë probleme në këtu. Në anën jugore të Mitrovicës ishte NATO-ja, ndërsa në anën veriore ishin rojat e urës, ata bënin kërdi në prezencën e KFOR-it francez. Unë frëngjishten e njoh dhe duke kaluar urën për me dal në pjesën veriore, rojat e urës po bëheshin gati që të më rrahnin, atëherë francezët më thonë mos shko andej, por disi ia bëra dhe shpëtova, erdha në shtëpi”, thotë Mripa.

Një boshnjak që ka punuar në policinë serbe i kishte treguar se shqiptarët të gjithë duhej ti largonin gratë e fëmijët nga pjesa veriore e Mitrovicës, se ishte në prag një gjakderdhje shumë e madhe që do të ndodhte.

“Unë ju tregova njerëzve të institucioneve tona, por këta nuk kanë qenë ngushtë kurrë për veriun dhe për popullatën në këtë pjesë të Kosovës dhe për asnjë njeri që ka kontribuar për këtë pjesë. Ne këtu kishim celulat e informimit në veri dhe çdo ngjarje që ka ndodhur në veri, ne e kemi ditur të parët. Ne i kemi pasë disa bashkëpunëtorë, të cilët rrinin me serb, ku neve na tregonin të gjitha planet e tyre, dhe ne i kemi raportuar Naim Miftarit, i cili ka qenë njeriu kryesor së bashku me Hasan Pretenin, shkaktar që akoma ka shqiptarë në veri”, pohon ai.

Ai planin serbe ia kishte treguar edhe ndërkombëtarëve, duke u treguar se po vinin shumë çetnikë, me bë masakër në pjesën veriore.

“Unë ju tregova ndërkombëtarëve, KFOR-it amerikan e të tjerëve dhe për fat të mirë 4 autobusë me serbë i ndaluan në kufi që të mos hyjnë në Kosovë, e një autobusë ka ikur dhe ka hyrë në një pjesë tjetër dhe janë futur në Kosovë”, vlerëson Mripa.

Mripa thotë se, Naim Miftari, me disa shok të tjerë i kanë kërkuar që t’ju ndihmonte që të bënin bartjen e armatimit dhe t’ua dërgonin të gjithë shqiptarëve në veri, që të vetëmbroheshin. Edhe disa të rinj e të reja ata i ushtruan se si t’i përdorin armët dhe të vetëmbrohen.

“Serbët filluan provokimet e shqiptarëve në veri, ndërsa neve na thanë ndërkombëtarët se vetëm jashtë mos i vrani se nëse ju vijnë në shtëpi atëherë mos i lëshoni gjallë. Serbët më të këqij ishin ata nga Vushtrria. Një rast ka ndodhur kur një shqiptarë me ato armët që i merrnim nga Naim Miftari i plagosi dy serb”, potencon profesor Mripa.

Profesori thekson se, qendra e kriminelëve serb ka qenë spitali i Mitrovicës në pjesën veriore të Kosovës.

“Kriminelët serb që erdhën me bë spastrimin e shqiptarëve nga veriu, kanë qenë në spitalin e Mitrovicës veriore, pra spitali ka qenë qendër e kriminelëve pasi që aty ditën shtriheshin si të sëmurë, ndërsa natën dilnin dhe kryenin krime. Por, edhe në spital kanë bërë krime duke i likuiduar shqiptarët. Pra, serbët janë regjistruar si pacient të spitalit që nëse dikush thotë që kanë bërë krime ata thonë jo se ky është i shtruar në spital si i sëmurë”, shton ai.

Mripa tregon se si serbët e kishin sulmuar natën e Kurban Bajramit, dhe se si e kanë nënçmuar organet e shtetit të Kosovës në komunën e Mitrovicës, dhe si e ka filluar ndërtimin e shtëpisë në veri, e nuk i kanë ndihmuar institucionet tona, “por asnjë cent nuk ma kanë dhënë, për të vetmen arsye se ua qitsha në shesh të gjitha të këqijat e tyre”.

“Ishte nata e Kurban Bajramit, kur rreth 500 persona erdhën dhe mi thyen 1800 tjegullat të shtëpisë. Unë shkova në komunë, u takova me kryetarin e komunës Bajram Rexhepin dhe po i tregoj se çka ka ndodhur, ai po më thotë se e kam këtë informatë dhe po më pyet pse dole. Unë i thash a ka mundësi me më ndihmuar sepse me rrogën e arsimit nuk po mundem me i ble ato tjegulla. Ai më tha shko te drejtori i urbanizmit, i cili më tha pasi që po rrini atje keni mbet për shkak të serbëve, pse po rrini atje më tha? Nëse ke dëshirë me qëndruar me shqiptarë atëherë leje tha veriun e hajde në jugë dhe të ndihmojmë. Unë e di se ai njeri ishte pjesë e SHIK-ut, pasi këta të fundin janë marr me kontrabandë në veri dhe nuk iu konvenonte qëndrimi im këtu”, rrëfen Mripa.

Profesori thekson se, disa komandantë të UÇK-së atij i patën thënë se është spiun i Serbisë. “Komandantë të UÇK-së gjithashtu më patën thënë se ti nuk mundesh në emër të shqiptarëve me thënë se mundeni me jetuar në veri të Mitrovicës me serbë. Kjo pasi atyre ju konvenonte mos me pas asnjë shqiptarë në këtë pjesë të Kosovës”, thotë ai.

Mripa pohon se, atë e kanë ruajtur ndërkombëtarët derisa ai flinte natën në shtëpinë e tij, si dhe i kanë thënë se duhet me pas kujdes prej SHIK-ut.

“Ata më thanë se duhet që të ruhem prej SHIK-ut dhe prej vëllezërve Beqiri, sepse ata e kanë për detyrë që të më diskreditonin, e ndoshta edhe të më vrisnin. Disa shqiptarë më patën thënë me shkuar në një vend bashkë me ta, por unë nuk shkova, e ndërkombëtarët më thanë se qëllimi kryesor i tyre ka qenë të më vritnin”, thotë Mripa.

Ai rrëfen se si SHIK-u ka dashur ta diskreditoj, duke përdorur një femër të cilës ai i kishte ndihmuar duke i shpërndarë ndihma.

“Unë u shpërndaja ndihma për qytetarët dhe një femër, të cilën nuk e njoh më pa rastësisht në qytet dhe më falënderoi, ku dikush i ka thënë se prej sodit na të dhamë ndihma e t’i duhet me deklaruar për Ademin diçka. Ajo ka thanë: “për Zotin e për Ademin nuk mundem me fol keq, pasi që më ka ndihmuar. Ajo më tregoi se kështu i ka thënë dikush, por nuk tha se kush janë. Unë i tregova ndërkombëtarëve se kështu po ndodh e ata më thanë se duhet të kesh kujdes me SHIK-un”, thotë profesori Adem Mripa.

Mripa pohon se serbëve ju vijnë ndihma shpesh edhe nga Rusia. Ata madje në lagjen e boshnjakëve dhe në veri kanë ndërtuar disa shtëpi. Sipas Mripës, serbët vazhdimisht kanë pasur ndihma, ndërsa shqiptarët asnjëherë. “Por, jo rrallë nuk kemi ditur se a duhet që të ruhemi vetëm nga serbët apo edhe nga shqiptarët spiunë e të SHIK-ut, pasi disave nuk ju ka konvenuar që ne ta tregojmë realitetin që po ndodh në veri”, përfundon Mripa me shpresë se 2015 do të sjellë fat për shqiptarët në veri, dhe se qeveria e re dhe shteti do ti marrin në mbrojtje, dhe do të kthehet qetësia edhe atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat