Haradinaj: Miqësia e Kosovës me SHBA-të është e përjetshme

Aktuale

Haradinaj: Miqësia e Kosovës me SHBA-të është e përjetshme

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 18:09
Ramush Haradinaj ka vlerësuar se ardhja e gjeneralit Joseph Lengyel është dëshmi e orientimit tonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se ardhja e gjeneralit Joseph Lengyel është dëshmi e orientimit tonë dhe dëshmi që marrëdhënia mes dy vendeve çdo herë e më shumë po konkretizohet në partneritet strategjik.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Miqësia e Kosovës me ShBA-të është e përjetshme. Ardhja e Gjeneralit Joseph Lengyel është dëshmi e orientimit tonë dhe dëshmi që marrëdhënia mes dy vendeve çdo herë e më shumë po konkretizohet në partneritet strategjik.

E falënderova Gjeneralin Lengyel, që mbi 20.000 djem e vajza pjesëtarë të Gardës Nacionale të SHBA-së kanë shërbyer në Kosovë, me nder dhe përkushtim. Këta ushtarë sot kanë nga një storje për Kosovën dhe janë ambasadorë të Kosovës kudo që shërbejnë tash.

Partneriteti me Garden Nacionale të Iowa-s, i cili po forcohet çdo ditë e më shumë, është dëshmia më e fortë se Kosova dhe SHBA janë popuj paqedashës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat