Nard Ndoka: Koha që politikanët e luftës në Kosovë të largohen

Aktuale

Nard Ndoka: Koha që politikanët e luftës në Kosovë të largohen

Nga: A.M. Më: 5 gusht 2018 Në ora: 07:38
Nard Ndoka

Kryetari i Partisë Demokristiane dhe anëtarë i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Nard Ndoka ka komentuar debatin e krijuar mes ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Beriha dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai përmes një postimi në Facebook se ka ardhur koha që politikanët nga që kanë marrë pjesë në luftë; të largohen nga politika, pasi që po bëjnë pis Kosovën dhe Shqipërinë.

Postimi i plotë:

Thjesht një realitet;

Sali Berisha mbetet politikani mbarëshqiptar më i dashur dhe më popullor në Kosove.

“Rruga e Kombit”, është vepra shekullore, që Kosovarët nuk duhet dhe nuk kanë për ta harruar kurrë! Kaq mjafton!

Ka ardhur koha që politikanët kosovarë që kanë marrë pjesë në luftë; të largohen nga politika, po bejnë pis Kosovën dhe Shqipërine.

Të zgjedhin; statuj prej bronzi apo mermeri, kaq mund te bëje historia per ta, per me tej po vetëdemaskohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat