Deputeti shqiptar: Kufijtë janë në rregull, Thaçi mos t'i bëjë hallet e veta, halle të shqiptarëve

Aktuale

Deputeti shqiptar: Kufijtë janë në rregull, Thaçi mos t'i bëjë hallet e veta, halle të shqiptarëve

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 17:51
Hashim Thaçi

Deputeti shqiptar nga partia LSI, Petrit Vasili, është kyçur në debatin e hapur nga presidenti Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve. Vasili ka një porosi për presidentin e Kosovës, thotë se kufijtë janë në rregull por jo edhe ekonomia. Shprehet se hallet personale nuk duhet bërë halle të shqiptarëve. Shkrimi i tij vijon një ditë pasi Sali Berisha pohoi se kufijtë e Kosovës nuk duhet prekur e as nuk duhet bërë tregëti me Luginën e Preshëves.

“Kufijtë janë në rregull ndërsa ekonomia jo, ndërsa “hallet” e vetes të mos i bëjmë të shqiptarëve”, thotë Vasili.

Pasi Berisha u shpreh i ashpër përmes shkrimit të publikuar në profilin e tij në Facebook, Thaçi e akuzoi atë se ka strehuar vrasësin e shqiptarëve Arkanin. Ndër rreshta përmendi se Berisha bashkëpunonte me Bin Ladenin e Millosheviçin. Sidoqoftë, kjo përplasje mes tyre u shua shpejt, gjatë ditës së sotme Thaçi tha në një intervistë se asnjëra prej akuzave nuk është heshur në drejtim të Berishës dhe respekton mendimin e tij.

Protagonistët kryesorë të debatit që ndezën internetin nuk i vazhduan polemikat. Është deputeti i LSI-së që po e aktualizon këtë temë, sot të dielën.

Image
Petrit Vasili

Vasili ia kujton Thaçit se luftërat kanë përcaktuar kufijtë dhe nga to shqiptarët kanë dalë fitues.

“Luftëra të mëdha kanë përcaktuar fituesit dhe humbesit, kanë përcaktuar dhe kufijtë e fituar, kanë përcaktuar dhe shqiptarët si fitues.Dhe fituesi duhet të sillet si fitues, e kundërta është faj”, shprehet deputeti shqiptar.

Më tej ai thotë se shqiptarët presin ekonomi më të fortë dhe kush i lë shqiptarët të varfër është armik i tyre.

“Ekonomia nuk është në rregull, as në Shqipëri dhe as në Kosovë. Eshtë në krizë ekonomia. Eshtë i madh korrupsioni. Pastrohen edhe para të pista, shumë bile. Shqiptarët këndej dhe andej kufirit presin ekonomi shumë hërë më të mirë dhe më të fortë. Kush i lë shqiptarët të varfër është armik i tyre. Sa për kufijtë ata mirë janë, na duhet vetëm që t’i mbrojmë si duhet. “Hallet” e vetes të mos i bëjmë halle të shqiptarëve”, përfundon ai.

Ndërkohë, presidenti Hashim Thaçi për të disatën herë me radhë po mban konferenca për media lidhur me fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Thaçi tha herën e fundit se nëse nuk arrinë përmes kuvendit që të autorizohet për prijës të dialogut, votën do ta kërkojë nga qytetarët përmes referendumit.

Ai vazhsimisht po pohon se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat