Flet vëllai i rojtarit 54 vjeçar që u vra në Fushë Kosovë

Aktuale

Flet vëllai i rojtarit 54 vjeçar që u vra në Fushë Kosovë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 20:06
Behram Ibishi nga Fushë Kosova mbeti i vrarë mbrëmë në një kompani private ku punonte si roje

Një 54 vjeçar është vrarë të shtunën mbrëma derisa ishte duke ruajtur në një kompani private në Fushë Kosovë. Ende askush s’është arrestuar për këtë krim. Ky është krimi i dytë brenda një muaji kur një rojtar vritet në vendin e punës nga hajnat.

Shkoi në punë për të mos u kthyer më i gjallë në shtëpinë e tij.

Kështu i ka ndodhur Behram Ibishi nga Fushë Kosova mbeti i vrarë mbrëmë në një kompani private ku punonte si roje gati që 20 vite.

Vëllai i 54 vjeçarit thotë se i ndjeri e kishte lajmëruar vetë policinë kur ishte plagosur nga hajnat.

Ibishi tregon se vëllai kishte qenë i sulmuar edhe më herët.

Rastin po e heton Policia. Ndërkaq dyert e kompanisë ku ndodhi vrasja të dielën ishin të mbyllura.

I ndjeri është varrosur të dielën pasdite. Ai ka lënë pas 5 fëmijë, një djalë dhe katër vajza.

Kjo është vrasja e dytë brenda një muaji e atyre bëjnë punën e rojtarit.  Ish-luftëtari i UÇK’së, Milit Shehu nga Krusha e Vogël e Prizrenit ishte gjetur i vrarë në vendin e tij të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat