Thaçi e rithekson: Jam pro korigjimit të kufirit me Serbinë

Aktuale

Thaçi e rithekson: Jam pro korigjimit të kufirit me Serbinë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 10:33
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përsëritur edhe një herë idenë e tij për korigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, si marrëveshje finale në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, presidenti i Kosovës ka deklaruar se është kundër ndarjes së Kosovës në vija etnike.

“Propozimi im për një zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo ndarjes në vija etnike, por po korigjimit të kufirit dhe njohjes reciproke”, është shprehur Thaçi, në një postim të shkruar në gjuhën angleze, në rrjetin social Twitter.

Deklarata e Thaçit se është i gatshëm që të negociojë me Serbinë korigjimin e kufirit, ka ngjallur reagime në Kosovë. Analistë, intelektualë e politikanë i kanë reaguar Thaçit pas deklaratave të tilla. Madje, për këtë shkak, Thaçi është përfshirë në një debat të hapur me ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat