Zyra e Mogherinit hesht rreth çështjes së lëvizjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbinë

Aktuale

Zyra e Mogherinit hesht rreth çështjes së lëvizjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbinë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 18:32
Aleksander Vucic, Frederica Mogherini dhe Hashim Thaci

Zyra e Mogherinit nuk pranon të komentojë asnjë deklaratë, as atë të Presidentit Thaçin, lidhur me lëvizjen e kufijve mes dy shteteve në të cilat po ndërmjetëson për normalizimin e raporteve. Në një përgjigje per media, kjo zyrë nuk flet për kufijtë por thotë se Kosova e Serbia do të gjejnë vetë rrugën e pajtimit, por kjo do të jetë sipas të drejtës ndërkombëtare

Lëvizja e kufijve mes Kosovës e Serbisë mund të quhej  vetëm spekulim, deri tash kur Presidenti Hashim Thaçi e zyrtarizoi pretendimin e tij për ndryshimi e kufijve, të cilën preferon ta quaj “korrigjim të kufijve”.

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së dhe ndërmjetësuesja në dialogun Kosovë – Serbi, Federica Mogherini, po hesht lidhur me lëvizjen e kufijve. Kjo tashmë është kthyer në cështjen kryesore në dy vendet të cilat në fund shkojnë në Zyrën e saj për t’u marrë vesh përfundimisht.

Javën maratonike me deklarata të llojllojshme Presidenti  e përmbylli duke thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të rezultojë me bashkimin e Luginës së Presheves.

Zëdhënësja e Zyrës së Mogherinit, Maja Kocijanciq, kur është pyetur për deklaratat e Presidentit Thaçi për ‘korrigjim kufijsh’ nuk ka dhënë ndonjë një qëndrim të Brukselit për këtë çështje.

Sipas përgjigjes së Kocijanciq, Brukseli po pret që palët, pra Kosova dhe Serbia, t’i përcaktojnë vetë rrugën e pajtimit, por që ajo duhet të mbështetet në të drejtën ndërkombëtare.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ka për qellim promovimin bashkëpunimin afatgjatë mes dy palëve, t'u ndihmoje atyre te arrijnë përparim ne rruge drejt Evropes, si dhe ta përmirësojnë jetën e qytetareve te vet. Zgjidhja afatgjate nënkupton se zgjidhja duhet të jetë reale, e zbatueshme dhe e qëndrueshme sipas të drejtës ndërkombëtare. Palët janë duke përcaktuar gjuhen e përbashkët për pajtim te ndërsjellë”, thuhet në përgjigjen e Kocijanciq.

Sic ka konfirmuar Zyra e Mogherinit javë më parë për Express, Thaci dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuciq, do të takohen fillim të shtatorit.

Edhe pse nga analistë vendorë e ndërkombëtarë, lëvizja e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë shihet si tensionim dhe destablizim i Ballkanit, nga Brukseli nuk ka pasur akoma ndonjë qëndrim zyrtar për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat