Ish komandanti i Koshares: Serbia shmangu Rugovën si rival në luftë dhe zgjodhi Thaçin për tu sfiduar

Aktuale

Ish komandanti i Koshares: Serbia shmangu Rugovën si rival në luftë dhe zgjodhi Thaçin për tu sfiduar

Nga: P.R Më: 6 gusht 2018 Në ora: 20:24
Hisen Berisha

Ish komandanti i luftës së Koshares, Hisen Berisha, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Serbia arrit të shmangte Rugovën si rival në luftë dhe përzgjodhi Presidentin Thaçi për tu sfiduar.

Sipas tij, kjo ka bërë që ta kemi këtë situatë.

“Serbia arrit që përmes vet Ne Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të shmangte Rugovën si rival në luftë dhe përzgjodhi Presidentin aktual për tu sfiduar. Duke e pasur Serbia Presidentin aktual si rival në luftë e kemi këtë situatë”, shkruan Berisha, përcjellë “Bota sot”.

“Lidershipi vendor pa vizion mbi shtetin; pa platformë mbi shtetin; pa plan strategjik veprimi; të udhëhequr nga stihia; të motivuar nga interesa personale dhe klanore oligarkësh;  Janë pararendës që sollen Kosovën e njohur ndërkombëtarisht dhe nga vet SHBA në kufinjtë ekzistues”, shkruan ndër tjerash Berisha.

Ky është postimi i plotë:

Reagimet gjatë "ma ‘s vaktit"
Asociacioni apo njohja formale e autonomisë së komunave me shumicë serbe!

Historia jonë njeh shumë momente të tilla kritike për kombin.
E pastaj i kemi këndua këngë “heroizmave” tanë folkpatriotik, “....lufton shqipja me shtat krajli...” ndërkohë që vendimi veç ishte marr në qendrat e vendosjes, mbi parimin e gjendjes faktike që e imponon forca apo i forti, si në Berlin, Londër, etj.

Në thesarin e visareve të kombit e kemi edhe shprehjen :
“kam pas thanë”
Ka vite që një Kuvend i delegatëve të Kuvendeve të Komunave me shumicë serbe veç e ka shpallur “autonominë” e territoreve të komunave me shumicë serbe, në veri.
Kjo u kalua në heshtje mospërfillëse, mu atëherë kur pret me dëgjua zhurmen e veprimeve tua.

Një miku im këto ditë mori edhe një titull akademik në fushe e shkencave politike, Z. Baki Azemi. Ndër të tjera në studimet e tija kishte analizuar ne kontekst doktrinar edhe Rugovizmin si filozofi e krijimit te sistemi shtetëror brenda shteti.

Serbia arrit që përmes vet Ne Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të shmangte Rugovën si rival në luftë dhe përzgjodhi Presidentin aktual për tu sfiduar.
Duke e pasur Serbia Presidentin aktual si rival në luftë e kemi këtë situatë.
Çështja shtrohet tani si palë në bisedime cilat mund të jenë pritjet?

Gjashtëpikëshi i Banki Moon, Asociacioni me kompetenca ose jo por i krijuar mbi bazen e dokumentave ndërkombëtare dhe në harmoni me Kushtetuten e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mëpastaj mekanizma me të cilët mund ta ndalë autonominë politike të komunave të asociacionit. 
Provokimiet e tipit "Treni" "Gjuri?i" !
Exteritorialiteti i tokave e pronave të Manastireve që takojnë në Kosovë, që bazuar në Kushtetuten e Kosovës, janë pronë e shtetit.
Ligji mbi decentralizimin e pushtetit lokal, burim i Kushtetutes hendikepuese të funksionalitetit institucional të shtetit;
Lidershipi vendor pa vizion mbi shtetin; pa platformë mbi shtetin; pa plan strategjik veprimi; të udhëhequr nga stihia; të motivuar nga interesa personale dhe klanore oligarkësh; 
Janë pararendës që sollen Kosoven e njohur ndërkombëtarisht dhe nga vet SHBA në kufinjtë ekzistues.

Roli i PUN do duhej ta mbante të qetë situatën, por assesi nuk mund të pretendohet se do të marrin rolin e palës “ndërluftuese”…!

Precipitimi i situatës do na qoj në ndërhyrje vendimmarrëse mbi parimin e gjendjes faktikë ne terren që ka vendos forca.

Vdekja e Adem Demaqit, duhet të na motivoj të bëhemi kalores te vërtetës. Misioni ynë do të jetë instalimi i se vërtetës!

Vizionari nuk gëzohet kur turma e ndjeke nga pas. Por nuk dëshpërohet as kur turma shfaq pakënaqësi e dëshpërim. E rëndësishme është përmbushja e ideve te filozofisë apo vizionit te tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat