Paralajmërimi i Kryetarit të Bujanocit për Presidentin Thaçi: Nëse në shkëmbim nuk përfshihet krejt Lugina, do të ketë pasoja të rënda

Aktuale

Paralajmërimi i Kryetarit të Bujanocit për Presidentin Thaçi: Nëse në shkëmbim nuk përfshihet krejt Lugina, do të ketë pasoja të rënda

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 09:05
Hashim Thaçi me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Faktori politik në komunën e Bujanocit është pro idesë së bashkimit me Kosovën, por kërkon që të bëhet kujdes me termat që përdor presidenti Hashim Thaçi. 

Kryetari i komunës Shaip Kamberi thotë për Vizion Plus, se fati i Luginës duhet trajtuar si një, i pandarë - Bujanoci me Medvegjën - dhe kjo kërkesë i është paraqitur kreut të shtetit të Kosovës.

Kamberi paralajmeron se nëse Prishtina do të ulet ne tryezën e bisedimeve dhe do të pranojë shkëmbim të territorit duke marrë vetëm një pjesë të Luginës kjo do të ketë pasoja të rënda.

Pasi Thaçi publikoi propozimin e tij për korrigjimin e kufijve duke bërë të qartë se në shtator do të shtrohet në tryezën e bisedimeve faktori shqiptar në luginën e Preshevës ka shpështuar kontaktet me Prishtinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat